U bllokua nga sulmi kibernetik, sërish probleme në sistem në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës! Punohet manualisht

U bllokua nga sulmi kibernetik, sërish probleme në sistem në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës! Punohet manualisht

Foto ilustruese

Afërsisht një javë pas sulmit të dytë kibernetik nga Irani ndaj sistemit TIMS, sërish në platformën e kalimit kufitar të Kapshticë Qafë Thanë janë hasur probleme.

Përsëri evidentohen probleme me sistemin prej 40 minutash. Autoritet po punojnë me procedurë manuale duke regjistruar hyrjet dhe daljet në regjistër me shkrim. Momentalisht nuk raportohen radhë të gjata në këto pika të kalimit kufitar për shkak të lëvizjeve të ulëta të qytetarëve në këtë vakt. Nuk dihet ende nëse janë pasojat e sulmit kibernetik apo probleme me sistemin. Po punohet nga teknika për të kthyer sistemin. Pritja nuk është më shumë e gjatë se 3 minuta për mjet.

Sipas gazetarit të Report Tv, Armando Braho edhe pse sistemi u vu në funksionilitet të plotë sërish rrjeti edhe pasiu vu në punë, sistemi punonte me vështirësi në rrjet.

Kujtojmë se Report Tv ka arritur të sigurojë me atë të burimeve se në orët e para të mëngjesit të 10 shtatorit, në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës dhe kjo lojë do të vazhdojë. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policët kanë hapur regjistrat duke punuar manualisht, me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Për arsye sigurie, serverat e TIMS u fikën, njëjtë si ndodhi edhe në rastin e sulmit që iu bë e-Albania, me qëllim për t’i shkëputur nga rrjeti deri në rikuperimin e tyre të plotë.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga “provat e pakundërshtueshme”, siç vetë Rama e bëri të ditur, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike. Ky vendim është mbështetet nga shtetet aleate, teksa vetëm një ditë më parë, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS) dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion