U dëbua nga Mali i Zi për flamurin shqiptar dhe fustanellën, atleti shkodran: Tepër e rëndë, të reagojë shteti shqiptar (VIDEO)

Atleti shqiptar Irfan Domnori 64 vjeç është dënuar me 300 euro gjobë si dhe është dëbuar nga autoritetet e Malit të Zi për shkak se ka valëvitur flamurin shqiptar në Ditën simbolike të Gështenjës në Krajë gjatë një festimi tradicional ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Mali i Zi, por edhe nga Shkodra.

Lajmi fillimisht u bë i ditur nga mediat e vendit fqinj të cilat përmes komunikatës zyrtare të policisë raportojnë se Domnori është dëbuar nga territori i Malit të Zi për një muaj.

Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja raporton se Damnori ka treguar me detaje gjithë incidentin duke zbuluar se gjithçka kishte nisur me një ftesë që atij i kishte mbërritur për festën e gështenjave, ku për t’u bërë qejfin vendasve shqiptarë kishte veshur kostum popullor dhe kishte ngritur një flamur shqiptar.

“Në Krajë do të mbahej festa e gështenjave. Fillimisht isha me biçikletë, me flamur e me kostum sportiv. Kur filloi kënga “Xhamadani vija-vija” unë vesha këtë kostum me fustanellë. Dola pastaj në tribunë duke bërë foto dhe video me njerëzit. Ishin shqiptarë që flisnin shqip. Kur u nisa të vij për Shkodër një patrullë policie më mori dokumentet dhe më tha që kisha bërë shkelje. Pasi erdhi një patrullë policie dhe më morëm me vete. Hipa me ta dhe shkuam në Policinë e Tivarit. Shkova në një zyrë dhe më bëri disa letra. Më tha që do shkoj në Gjykatë se do të dënohem pasi kam ngritur flamurin shqiptar. Unë prej vitesh marr pjesë me fustanellë kombëtare dhe flamur në të gjitha shtetet fqinje dhe askush nuk më ka penalizuar. Shteti shqiptar duhet të reagojë patjetër për këtë rast. Është tepër e rëndë.  Jam i zhgënjyer nga mosreagimi i shtetit shqiptar për këtë incident. S’kam pse të dënohem. Kjo është veshja jonë e mrekullueshme që bota nuk e ka. Nuk ka pse të penalizohem për t’u veshur kështu. Me 27 nëntor jam i ftuar në Ulqin.”,-është shprehur ai.

Lidhur me rastin ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet e shtetit shqiptar, ndërkohë që Damnori është një prej figurave të shquara të sportit në qytetin e Shkodrës.

Irfan Domnori u bë i njohur disa vite më parë pasi pas një aksidenti mjekët shqiptarë dhe ato të Malit të Zi i thanë se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota. Ai jo vetëm që u shërua nga ky problem shëndetësor, por sot është një sportist profesionist që merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit.

Në çdo garë, Domnori ka uniformën e tij tradicionale, veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 18/11/2019 18:32

    Shqipnija ashte pa zotet shpijete tash 30 vje.

    Përgjigju
  • Shqip: 18/11/2019 14:12

    Po ku ka atdhetar kta vetem si ti marin lek popullit duan politikan te degjeneruar

    Përgjigju
  • hahaha: 18/11/2019 14:04

    shka ma ta marrsha se kane pun tjera iher,s'kane kohe me u marr me ty

    Përgjigju
  • Albanistan: 18/11/2019 12:37

    Po kush po e rruan per ty sa te kemi vuqiqin o byrazer

    Përgjigju
  • Ilir: 18/11/2019 12:24

    O shteti yne i menderosur a keni gjak ne damare apo mut? A i di Edi dhe Likja keto gjera apo jo...?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja