U dëbua se theu masat anti-COVID/ Largohet nga Shqipëria brenda afatit 72 orësh diplomati rus

TIRANË- Diplomati rus, Alexey Krivosheev ka lënë Shqipërinë brenda afati 72 orësh, pas dëbimit nga Ministria e Jashtme me argumentin se ka shkelur masat anti-COVID në vendin tonë. Report Tv mëson nëpërmjet gazetarit Arsen Rusta se Krivosheev është larguar ditën e shtunë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë-Thanë.

Dëbimi i diplomatit rus shkaktoi reagime të ashpra nga pala ruse, të cilët thanë se një vendim i tillë kishte prapavijë politike. Në reagimin e tij, ambasada ruse në Tiranë është shprehur se Ministria e Jashtme nuk ka dhënë prova se Krivosheev ka shkelur masat anti-COVID, madje theksonin se ai vetë ka qenë i prekur me COVID dhe ka qenë i izoluar së bashkë me familjen e tij për dytë. Përballë kësaj, Moska zyrtare ka deklaruar se do të “kundërpërgjigjen”.

Qeveria Shqiptare njoftoi më 21 janar shpalljen person të padëshirueshëm të diplomatit rus Alexey Krivosheev. Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme, thuhet se në drejtim të Krivosheev ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme dhe pavarësisht paralajmërimeve të bëra, diplomati nuk ka reflektuar, madje ka vijuar me sjelljen e tij neglizhuese. Referuar burimeve, Krivosheev ka thyer disa herë orën policore madje pasur përplasje me policinë ku ka thënë se ka status diplomati dhe nuk mund të gjobitet.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë