Rruga që lidh Elbasanin me fshatin turistik të Gjinarit është e kalueshme edhe në versionin e shkurtër.  Ka qenë komuna Shushicë dhe biznese turistike në Gjinar që kanë investuar për të kthyer lëvizjen në pjesën e dëmtuar të rrugës nga përmbytjet e muajit shkurt. 

Edhe pse Ministria e Transportit ndërhyri duke hapur një aks provizor, zgjatja e rrugës bëri që të kërkohet hapja e aksit të vjetër.

Ata që e vuajtën më shumë dëmtimin e rrugës ishin banorët e këtyre zonave por dhe biznese të ndryshme që ofrojnë shërbime për turistët në Gjinar. 
Sinkron dy banorë

Me hapjen e segmentit rrugor në fshatin Shelcan, pritet që dhe bizneset të vijojnë normalisht aktivitetin e tyre, ndonëse për disa muaj edhe ato vuajtën pasojat e dëmtimit të rrugës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)