U dëmtua nga tërmeti, rifillon puna në Gjykatën e Lezhës (VIDEO)

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas dëmtimeve që pësoi godina e gjykatës nga tërmeti i 26 nëntorit. Selia e gjykatës pas dëmeve të tërmetit është transferuar përkohësisht në ndërtesën e Prokurorisë pranë kësaj gjykate, në ambientet e vëna në dispozicion prej saj.

Në kushtet e ambienteve të kufizuara për ushtrimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, Këshilli i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë do të përcaktojë kategoritë e çështjeve gjyqësore për të cilat veprimtaria gjyqësore e kësaj gjykate rifillon menjëherë, duke vlerësuar dhe përcaktuar në vijimësi, sipas rastit dhe mundësisë, edhe çdo kategori tjetër çështjesh për të cilat veprimtaria e gjykatës rifillon.

Puna në gjykatën e Lezhës është pezulluar prej afro 1 muaj, pasi godina këtij institucioni është shpallur e pabanueshme si pasoje e dëmtimeve nga tërmeti. Objekti pritet të inspektohet sërish nga ekspert të huaj të cilët do të japin vlerësimin përfundimtar për fatin e kësaj godine dy katëshe. Ndërprerja e punës ne gjykatë ka sjellë anomali në punën e gjyqtareve, duke ju referuar numrit të lartë te çështjeve qe kanë në shqyrtim dhe personelit të kufizuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja