U denoncua nga Report Tv, ARRSH nis verifikimet për shembjen e urës në 'By-Passin' e Tepelenës

U denoncua nga Report Tv, ARRSH nis verifikimet për shembjen e urës në 'By-Passin' e Tepelenës

Dëmet në 'By Passin' e Tepelenës

Tre ditë pasi Report Tv denoncoi problemet e shfaqura në 'By-Passin' e Tepelenës ku një pjesë e urës që lidh dy segmentet rrugorë Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë u shkatërrua, ka ardhur edhe një reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar të cilët pohojnë se kanë nisur punën për të verifikuar shkaqet e situatës së krijuar.

Sipas ARRSH grupi i punës ka bërë inspektimet e nevojshme të situatës në terren duke bërë edhe verifikimet përkatëse, të cilat më pas do të analizohen për të çuar edhe në zbulimin e shkaqeve që sollën këtë incident.

Ndërkohë ARRSH njofton se pavarësisht kësaj situate punimet në këtë kantier po vijojnë sipas grafikut të parashikuar.

"Pas evidentimit të një problematike të shfaqur gjatë punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Tepelenës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ngritur menjëherë një grup pune për të bërë verifikimin e shkaqeve të kësaj situate. Grupi i punës, i përbërë nga inxhinierë të ARRSH-së, inspektoi në terren situatën, duke bërë edhe verifikimet përkatëse, të cilat tashmë do të analizohen për të çuar edhe në zbulimin e shkaqeve që sollën këtë incident. Pavarësisht kësaj situate punimet në këtë kantier po vijojnë sipas grafikut të parashikuar për ta përfunduar këtë vepër brenda afatit të parashikuar në kontratë. Bypass-i i Tepelenës është një vepër e rëndësishme pasi do të bëjë të mundur lidhjen e dy segmenteve rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë. Ky Bypass ka një gjatësi prej 23 kilomterash, gjerësi 10.5 metra dhe do të jetë një rrugë e kategorisë C." thuhet në njoftimin e ARRSH.

Kamera e Report Tv  tre ditë më parë solli pamjet e shembjes së urës ku gjatë hedhjes së betonit skelat mbajtëse kanë rënë. 'By Passi' me një gjatësi prej 2.3 km me katër korsi dhe i financuar me një vlerë 2.9 miliardë lekë synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në këtë aks nacional.

Ky incident i ndodhur gjatë punimeve për ndërtimin e 'By Passi-t' ka vënë në dyshim cilësinë e punimeve.  Madje prezenca e gazetarit në të Report Tv, Piro Nase ka irrituar punonjësit e firmës së ndërtimit të cilët i kërkuan gazetarit të fshinte pamjet e marra duke degraduar në një debat verbal.


Dëmet në By Passin e Tepelenës



Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja