Ende pa përfunduar, probleme në By-Passin e Tepelenës, punonjësit e firmës i marrin telefonin gazetarit të Report Tv: Mos filmo!

Ende pa përfunduar ndërtimi për by-passin e Tepelenës kanë nisur dhe problemet e para të këtij projekti të shumëdiskutuar. Një pjesë e urës që lidh dy segmentet rrugorë Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë  ka rrëshqitur.

Gjatë hedhjes së betonit skelat mbajtëse kanë rënë. By passi me një gjatësi prej 2.3 km me katër korësi dhe i financuar me një vlerë 2.9 miliardë lekë synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në këtë aks nacional. Ky incident i ndodhur gjatë punimeve për ndërtimin e By passit ka vënë në dyshim cilësinë e punimeve. Por për të parë nga afër se çfarë ka ndodhur me urën gazetari i Report Tv Piro Nase shkoi në kantierin e ndërtimit.

Prezenca e gazetarit ka irrituar punonjësit e firmës së ndërtimit të cilët i kërkuan gazetarit të fshinte pamjet e marra duke degraduar në një debat verbal. "Ti ore mos na filmo" iu drejtuan punonjësit gazetarit. Punonjësit i kanë marrë telefonin gazetarit dhe vetëm me ndërhyrjen e policisë së Tepelenës telefoni iu kthye. Ndërsa duke parë pamjet vihet re që po ndërhyhet për rregullimin e urës së shembur.

Dëmet në By Passin e Tepelenës

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu i cili është shprehur se shembja ka zbuluar realitetin shpërdorues. Shehu shprehet se agresiviteti ndaj gazetarëve bëhet për të fshehur miliona euro në rrugën e Tepelenës. Sipas Shehut mashtrimi i parë bëhet me 'By pass-n ' e Tepelenës kur vetëm me riparimin dhe zgjerim shpenzimi ka shkuar 24.5 miliuon euro. Ndërsa më pas Shehu shprehet se 'By passi' i Fierit ku sipas tij është mashtrimi i vërtetë, është përllogaritur që një kilometër kushton 2.2 milion euro. Shehu shprehet se këto shpenzime është e detyrueshme të jenë transparente.

Reagimi i plotë i Shehut:

"Censure dhe agresivitet ndaj gazetareve per te fshehur “avullimin” e miliona E ne Rrugen e Tepelenes. Akoma pa perfunduar rrezohet nje pjese e investimeve aty, duke zbuluar ate realitet shperdorues. Mashtrimi i pare eshte termi “By pass” i Tepelenes, kur eshte vetem riparim e zgjerim deri me total 10,5 m i rruges ekzistuese me dy korsi se bashku me trotuaret, per 2,3 km gjatesi, me nje shpenzim prej 24,5 M E. Ndersa By pass i vertete i Fierit, autostrade me 4 korsi, qe e investon Banka Europine kushton vetem 2,2 M Euro per km, llogarite bejini vete.

Nderkaq prej dy ditesh ka nje rrezim dhe te asaj qe po ndertohet kaq shtrenjte, kur ne Tepelene nuk ka rene asnje Termet natyror, pervecse atij Termeti biologjik, qe ben cudira aty! Eshte e detyrueshme te behet trasparente se cfare po ndodh me keto shpenzime te fryra disa here, por qe perseri japin nje produkt shume larg niveleve te cilesise e sigurise minimale. Ashtu sic eshte e domosdoshme te ndiqen penalisht agresoret dhe porositesit e tyre ndaj gazetareve, rembimit te mjeteve te punes se tyre kur po tentonin te filmonin, gje per te cilen ata kane bere denoncimet perkatese." shkruan Tritan Shehu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 26/12/2019 23:32

    Nuk ka presh ne Tepelene o Tritan!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)