Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit (26 shtator 2024) që e dënoi me një vit burg. Dënimi lidhet me akuzën për kallëzim të rremë në çështjen e njohur si "Babale", një dosje që përfshinte pretendime për korrupsion dhe shantazh.
Në këtë çështje, Salianji u akuzua për përfshirje aktive në publikimin e pretendimeve të rreme, duke dëmtuar reputacionin e personave të përfshirë. Vendimi i Apelit erdhi pas një procesi të gjatë gjyqësor, i cili tërhoqi vëmendjen e opinionit publik dhe shkaktoi debat politik të fortë.
Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, argumentoi se vendimi i Apelit ishte i padrejtë dhe i pabazuar, ndërsa tani kërkon drejtësi në Gjykatën e Lartë.
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 27 shtator 2024 një ditë pasi trupa gjykuese e gjykatës së Apelit me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
Lajmi ne perditesim...
Po kujt i plasi bytha per ty o Sali leshi
Përgjigju