Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë vendimit të Apelit të GJKKO-së që e dënoi me 1 vit heqje lirie.
Memolla ka kërkuar prishjen e vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme. Ai akuzohet për ‘korrupsion në zgjedhje’.
Rekursi në Gjykatën e Lartë është dorëzuar nga Edison Memolla, Ndricim Tafxhafa dhe Blerim Xhamani. Genti Shala është përcaktuar si relatori i rekursit të Memollës.
Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku po kryen aktualisht dënimin e tij.
Kujtojmë gjithashtu se hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, në të cilin Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.
Aktualisht drejtimi i Bashkisë së Rrogozhinës po bëhet nga një kryetar i komanduar.
-----------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











