U dënua me burg se kanosi policin, kapet i 'forti' në Kukës

U dënua me burg se kanosi policin, kapet i 'forti' në Kukës

Foto ilustruese

Një 36 vjeçar i dënuar është arrestuar në Kukës ditën e sotme. I arrestuari është D.D., 36 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has.

Gjykata e Kukës e kishte dënuar me "Arrest me burg", në mungesë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik", "Kanosje për shkak të detyrës" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

"Kapet dhe ndalohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për disa vepra. Efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim D.D., 36 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendim të datës 17.09.2020, ka vendosur ndaj tij,  masën e sigurisë "Arrest me burg", në mungesë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik", "Kanosje për shkak të detyrës" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës