Federata e Futbollit të Ukrainës është ofruar t’i paguajë gjobën asistentit të skuadrës kroate Ognjen Vukojeviç, i cili u shkarkua nga detyrat pas një video që shfaqej duke bërtitur: Lavdi Ukrainës.
Videoja u filmua pas fitores 4-3 të Kroacisë ndaj Rusisë, duke bërë që FIFA ta dënonte Vukojeviçin me $15,000 për sjellje të papranueshme, ndërsa Vida u lëshua vetëm me një paralajmërim. Përveç gjobës, Federata e Futbollit së Kroacisë e largoi Vukojeviç nga delegacioni i Kupës së Botës, ndërsa mbrojtësi Vida, i cili pretendoi se ishte "keqkuptim", vazhdon të jetë ende i bashkuar me kombëtaren.
Aktualisht FIFA po heton një video të dytë në të cilën Vida dëgjohet duke bërtitur: Digjeni Beogradin.