U dënua për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-drejtori i Policisë së Vlorës

U dënua për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-drejtori i Policisë së Vlorës

Jaeld Çela

Lirohet me kusht nga burgu ish drejtori i policisë Vlorë, Jaled Çela. Atij i kishin mbetur edhe 7 muaj burg për të përfunduar dënimin, por gjykata e Fierit e ka liruar atë me kusht.

Gjykata e Fierit argumenton se Çela përfiton lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit dhe pjesa e mbetur prej 7 muaj, do konvertohet në shërbim prove. 

Jaled Çela u dënuan me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryente 3 vite e 4 muaj burg, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Çela akuzohej se ka mbajtur lidhje me Moisi Habilajn dhe ka ndërhyrë në policinë Vlorë që drejtonte që të mos pengohej aktiviteti i kultivimit të kanabisit. Dosja e Jaeld Çelës dhe ish ministrit Saimir Tahiri u gjykuan nga Apeli i GJKKO më 4 shkurt 2022 me 3 vite e 4 muaj burg secili, ku Tahiri vuan dënimin në burgun e Fierit

Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe kanë krijuar pasoja të drejtpërdrejta, vështirësi dhe pengesa në drejtim të luftimit të veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj kohe policia e Vlorës drejtohet nga Jaeld Çela.

Argumentet e gjykatës për dënimin e Jaeld Çelës

1. Është ekzekutuar episodi i trafikimit të lëndës narkotike prej 880 kg kanabis me peshkarexhën 'Fatima' në datat 5 dhe 6 maj 2015 ku ka pasur një përfshirje të lartë të policisë dhe funksionarëve shtetëror që kanë bashkëpunuar me të pandehurit në procedim të lidhur ku këto të fundit kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me këtë veprimtari.

2. Është evindetuar një shkallë mjaft e lartë e kultivimit të kanabisit në territorin e Policisë Vlorë. aktivitete këto të paligjshme dhe furnizuese të drejtpërdrejta lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.

3. Gjykata konstaton se këto fakte janë shoqëruar në të njëjtën periudhë me mbajtjen e lidhjeve nga i pandehuri me personat e përfshirë në këto veprimtari si dhe mos marrjen e masave të duhura për të parandaluar dhe zbuluar këto vepra penale

4. Për Jaeld Celën ka konsumuar veprën penale të "shpërdorimit të detyrës"

5. Lidhur me masën e dënimit të Jaeld Çelës gjykata e Apelit mban dënimin e gjykatës së shkallës së parë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juli: 25/03/2022 21:52

    Bravo djal flori

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK