U dënuan 11 persona me vdekje, Irani kryen ekzekutimin e parë të një protestuesi për trazirat antiqeveritare

IRAN- Pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, protestat në Iran nuk kanë të ndalur. Ditën e sotme, Irani ka bërë ekzekutimin e tij të parë të një protestuesi, Mohsen Shekari, të dënuar për trazirat antiqeveritare.

Ai u shpall fajtor nga një Gjykatë Revolucionare për ‘armiqësi kundër Zotit’, njoftuan mediat shtetërore, raportojnë mediat e huaja.

Ai u akuzua si një "rebel" që bllokoi një rrugë kryesore në Teheran më 25 shtator dhe plagosi me thikë një pjesëtar të forcës paraushtarake Basij. Një aktivist tha se ai u dënua pas një gjyqi.

Mahmood Amiry-Moghaddam, drejtor i të Drejtave të Njeriut të Iranit me bazë në Norvegji, postoi në Twitter se ekzekutimet e protestuesve do të fillonin të bëheshin çdo ditë nëse autoritetet iraniane nuk përballeshin me "pasoja të shpejta praktike ndërkombëtarisht".

Gjykata e Iranit deri më tani ka njoftuar se 11 persona janë dënuar me vdekje në lidhje me protestat që filluan në mes të shtatorit pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e cila u arrestua nga policia e moralit pasi dyshohet se kishte veshur hixhabin, apo shaminë e saj, “në mënyrë të pahijshme”.

Protestat e udhëhequra nga gratë janë përhapur në 160 qytete në të 31 provincat e vendit dhe janë parë si një nga sfidat më serioze për Republikën Islamike që nga revolucioni i vitit 1979.

Udhëheqësit e Iranit i kanë portretizuar ato si "trazira" të nxitura nga armiqtë e jashtëm të vendit dhe kanë urdhëruar forcat e sigurisë që "të merren me vendosmëri" me ta.

Deri më tani, të paktën 475 protestues janë vrarë dhe 18,240 janë arrestuar, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA). Ajo ka raportuar gjithashtu vdekjen e 61 personelit të sigurisë.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja