Pamje nga protestat në Teheran

Protestat kundër regjimit në Iran kanë hyrë në një “nivel të ri” dhe mund të jenë gjithnjë e më të vështira për t’u shtypur nga autoritetet.

Ky është paralajmërimi i Ali Fathollah-Nejad, drejtor i Qendrës për Lindjen e Mesme dhe Rendin Global. Gjatë një interviste për CNN, ai tha se nëse protestat arrijnë të ruajnë vrullin e tyre, represioni shtetëror nuk do të jetë i mjaftueshëm për t’i ndalur.

“Nëse momentumi i këtyre protestave vazhdon, shtypja do të bëhet shumë më e vështirë, në mos e pamjaftueshme,” tha ai për CNN.

Sipas Fathollah-Nejad, një situatë e tillë mund të çojë edhe në çarje brenda elitës së pushtetit dhe aparatit represiv, teksa strukturat e regjimit kuptojnë se nuk mund ta kthejnë më rrjedhën e ngjarjeve.

Edhe nëse protestat shtypen përkohësisht, kjo nuk do të përbënte një fitore afatgjatë për regjimin.

“Pakënaqësitë janë shumë të thella, reformat strukturore mungojnë dhe hendeku mes shtetit dhe shoqërisë është bërë i pakthyeshëm,” vlerëson ai.

Ndryshe nga herët e tjera, protestat e fundit nisën në pazaret e kryeqytetit pikërisht nga tregtarët të cilët tradicionalisht kanë qenë mbështetës të Republikës Islamike. 

“Është ironia e fatit që grupi që ndihmoi në lindjen e Revolucionit Islamik të vitit 1979, sot mund të shndërrohet në varrmihësin e tij", thotë Fathollah-Nejad. 


Lajmi kryesor:

65 viktima e mbi 2300 të plagosur nga protestat në Iran, regjimi qëllon mbi protestuesit! Trump premton: Do jemi aty për t'ju ndihmuar të fitoni lirinë