U deportua nga Britania në Shqipëri pas dënimit për trafik droge, shqiptari tenton të hyjë me pasaportë fallco në Mbretërinë e Bashkuar

U deportua nga Britania në Shqipëri pas dënimit për trafik droge, shqiptari tenton të hyjë me pasaportë fallco në Mbretërinë e Bashkuar

Foto nga vendngjarja

BRITANI E MADHE-Një shqiptar që ka tentuar të hyjë fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar, u ndalua nga policia. Ai tentoi të rikthehej në Mbretërinë e Bashkuar disa javë pasi u deportua.

Shqiptari, i cili kishte vuajtur një dënim me 20 muaj burg për kultivimin e kanabisit, ishte ndër ata që u kapën nga oficerët e emigracionit të Home Office në një goditje të madhe mbarëkombëtare këtë javë.

Stafi i Home Office punoi me Shërbimin Policor të Irlandës së Veriut për të ndaluar shqiptarin, i cili udhëtonte me një autobus nga Dublini në Belfast, pasi kishte udhëtuar me një pasaportë të rreme greke nga Shqipëria.

Ekipi kishte marrë informacione nga shërbimet inteligjente rreth dy shkelësve të mundshëm të emigracionit, të cilët sapo kishin hipur në një autobus në kryeqytetin irlandez që shkonte në veri.

Një orë përpara se ata të ndaloheshin, kontrollet zbuluan se njëri prej tyre ishte anëtar i një bande të kultivimit të kanabisit, i cili ka qëndruar 20 muaj pas hekurave në Britaninë e Madhe.

Ai u deportua vetëm muajin e kaluar dhe tashmë po përpiqej të rihynte ilegalisht.

Në bordin e autobusit hynë gjashtë oficerë policie, ndërsa udhëtarët e hutuar u zbritën përpara se dy të dyshuarit të nxirreshin, për t’u marrë në pyetje.

Shqiptari i dënuar për kultivim narkotikësh u dërgua në paraburgim për thyerjen e urdhrit të dëbimit, ndërsa shoku me të cilin po udhëtonte u ndalua nga organet e kontrollit të emigracionit, në pritje të largimit nga MB.

Falë një marrëveshjeje ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, të dy shqiptarët mund të kthehen lehtësisht me një fluturim të rregullt dëbimi, ashtu sikundër ka ndodhur me 6.000 shqiptarë që janë dëbuar tashmë vitin e kaluar./ DailyMail 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?

×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë