Mesnatën e dy ditëve më parë, janë rikthyer në burgun e Durrësit, sh-kryebashkiaku Vangjush Dako, ish-deputeti Alqi Bllako dhe ish-prokurori Xhevahir Lita. Burimet për Report Tv pranë Drejtorisë së Burgjeve bëjnë me dije se rikthimi i tyre lidhet me masat që pritet të mbahen në gjykatë dhe bëhet për lehtësim të distancës.

Mbrëmjen e 19 dhjetorit me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, u morën masat që të burgosurit 'vip' si Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka, Fredi Beleri, Lefter Alla dhe Safet Gjici të transferohen nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit, për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit, pasi pak javë më parë u cënua rëndë siguria në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin.

Paraburgimi i Durrësit kishte mbledhur të akuzuarit VIP, pasi në të njëjtin institucion ndodhen ish-kryebashkiakë, ish-ministra e ish- deputetë.