U dhunua për shkak të detyrës, ja akuzat që rëndojnë mbi 2 autorët që sulmuan gazetarin e Report Tv Elvis Hila

U dhunua për shkak të detyrës, ja akuzat që rëndojnë mbi 2 autorët që sulmuan gazetarin e Report Tv Elvis Hila

Gazetari Elvis Hila

Ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës në Lezhë, ku u dhunuan gazetari i Report Tv Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij është referuar në prokurori. Ndaj dy autorëve Indrit Ameri 35 vjeç, banues në Pllanë dhe Paulin Përgjini 32-vjeç banues në Manati janë ngritur akuzat "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Goditje për shkak të detyrës".

Nën drejtimin e prokurorit Sabri Kastrati, policia ka kryer një sërë veprimesh hetimore, duke administruar çdo provë dhe dëshmi në vendin e ngjarjes, ndërsa vijon puna për prangosjen e dy agresoreve të cilët u larguan me shpejtësi pas ngjarjes.

Uniformat të Lezhës, të mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, por pa mundur ende që të bien në gjurmët e autorëve. Gazetari Elvis Hila u sulmua fizikisht nga dy persona teksa ishte me bashkëshorten e tij, ndërsa ngjarja erdhi pas një lajmi të raportuar për dënimin e një personi që ishte dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale "Falsifikim Dokumentash".

Dhuna ndaj gazetarit solli reagime të shumta të shumta të përfaqësuesve të politikës në nivel vendor dhe qendror nga gazetar dhe organizata  brenda dhe jashtë vendit.

Cili ishte lajmi për të cilin u dhunua gazetari Elvis Hila?
Gazetari i Report Tv Elvis Hila është dhunuar për shkak të detyrës dhe gjithçka lidhet me një lajm që ai ka publikuar për Fran Amerin. Ky i fundit u dënua me një vit burg pasi kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar. Ameri u gjet fajtor për veprën penale "Falsikim Dokumentesh".

Si ndodhi ngjarja?
Pas publikimit të lajmit në Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetari i Report Tv është telefonuar rreth orës 14:47 nga djali i Fran Amerit, i cili ka ofenduar dhe kërcënuar gazetarin Hila. Përsëri rreth orës 16:42, gazetari ka marrë një tjetër telefonatë, kësaj radhe nga Paulin Përgjini, i cili i ka kërkuar që të takohen përballë Bar Firence në afërsi të rrugës së spitalit të Lezhës.

Kur ka mbërritur në vendtakim, gazetari Hila shoqërohej nga bashkëshortja e tij Benereta Hila. Dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri kanë zbritur nga një mjet tip ‘Golf 6’ dhe i kanë kërkuar gazetarit që të zbresë nga makina. Ky i fundit nuk ka pranuar dhe është përballur me ofendime e kërcënime nga Përgjini dhe Ameri. Në një moment, bashkëshortja e gazetarit Hila ka zbritur nga makina për t’iu kërkuar dy personave të largoheshin. Ajo ka nxjerrë telefonin për të telefonuar policinë, por Ameri i ka rënë me dorë telefonit të saj, dhe kur Benereta Hila është ulur për ta marrë, Indrit Ameri e ka qëlluar me grusht në qafë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë

Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë