Ekipi mjekësor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka rënë pre e dhunës së ushtruar mbrëmjen e të së mërkurës. Familjarët e një pacienteje të shtruar kanë dhunuar mjekët dhe infermieren e turnit në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme.
Ndaj këtij akti ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, duke e cilësuar të shëmtuar dhe të dënueshëm. Ministria e Shëndetësisë i bën më tej apel opionit publik, për të mirëkuptuar dhe përkrahur bluzat e bardha gjatë punës së tyre.
"Personeli shëndetësor, në mënyrë të veçantë ai i Urgjencave është në shërbim të qytetarëve natën dhe ditën, për të dhënë ndihmën e parë në kohën e duhur, duke shpëtuar jetë. Vetëm në urgjencat e QSUT paraqiten mesatarisht rreth 315 mijë raste në vit. Një volum pune i jashtëzakonshëm që përballohet me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm nga ekipet e urgjencave 24/7. Kujdesi shëndetësor që duam ka në themel frymën e besimit, ofrimin e kujdesit të pakushtëzuar, pavarësisht statusit social të atij që ka nevojë, por njëherësh, moscënimin dhe respektin ndaj figurës së mjekut dhe infermierit.
Duke inkurajuar organet kompetente të zbardhin sa më parë ngjarjen, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën apel opinionit publik, të mirëkuptojë dhe përkrahë bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore", thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
20 Nëntor, 16:42
-
Importet e barnave nga India, Bangaldeshi e Kina me autorizim ministri, KLSH: Në 3 vite pa analiza fiziko-kimike
20 Nëntor, 07:44
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
Humb jetën në moshën 45 vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, vuante nga tumori! Prej 3 ditësh ndodhej në intubim në QSUT
17 Nëntor, 10:11
-
Tiranë/Kanosi infermierin në QSUT dhe kundërshtoi policët, arrestohet 36-vjeçari
11 Nëntor, 13:54
-
QSUNT binjakëzohet me qendrën spitalore më të madhe izraelite, Koçiu: Gur themeli për përmirësimin e shërbimit onkologjik
4 Nëntor, 12:16
-
Godina e Kardiokirurgjisë në QSUT në rikonstruksion, Koçiu: Do pajiset me teknologjinë më të fundit
4 Nëntor, 10:20
-
Vihet në funksion Brakiterapia në Onkologjik, nis trajtimi për pacientët
30 Tetor, 09:49
-
Koçiu: Shërbim dentar falas edhe të shtunën e parë të çdo muaji për të moshuarit
26 Tetor, 15:52
-
Historia pas aktit ekstrem të nënës së 2 fëmijëve në Durrës
24 Tetor, 13:21
-
Shtohen rastet me zgjebe në vend, mjekët: Çdo ditë kemi pacientë! Dermatologia: Është ngjitëse, familjarët më të rrezikuarit
21 Tetor, 20:36
-
Tiranë/ 8 muaj jashtë funksionit, vihet në punë aparatura e shintigrafisë në QSUT
21 Tetor, 11:28
Ju lutem te kontrolloni spitalin efektiv se eshte nje gjendje e mjerushme jam 15dite ketu dhe eshte katastrofe
Përgjigju