Publikohen fotot që dyshohet se “sollën” ndarjen nga bashkëshorti të kryeministres finlandeze

Publikohen fotot që dyshohet se “sollën” ndarjen nga bashkëshorti të kryeministres finlandeze

Sanna Marin dhe ish bashkëshorti i saj, Markus Räikköne.

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin njoftoi vetëm tre ditw më parë ndarjen pas 19 vitesh së bashku nga bashkëshorti i saj, Markus Räikköne.

Sanna Marin, njoftoi në rrjetet sociale se i ka dhënë fund lidhjes 19-vjeçare me bashkëshortin e saj, Markus Raikkonen.

Ajo tha se të dy janë mirënjohës për 19 vitet e kaluara së bashku dhe do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë dhe prindër të dashur.

“Ne kemi bërë kërkesën për divorc. Jemi mirënjohës për 19 vitet e kaluara së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne do të mbetemi miq të mirë dhe prindër të dashur.Ne do të kalojmë kohë si familje për të mirën e vajzës. Ne dëshirojmë të respektoni privatësinë tonë. Nuk duam të komentojmë më shumë”, shkroi Marin në llogaritë e saj në rrjetet sociale, duke kërkuar që mediat të mos kërkojnë më shumë detaje dhe të mbetet të qetë.

Ndërkohë, janë publikuar së fundmi dy foto të ish-bashkëshortit të saj, biznesmeni Markus Räikkönen, 37 vjeç, me një vajzë misterioze disa javë para ndarjes.

Media britanike shkruan se 37-vjeçari ka flirtuar dhe kërcyer me një vajzë, e cila dyshohet të jetë indiane dhe besohet se kishte shkuar me pushime në Finlandë.

Edhe mediat në Finlandë kanë shkruar se Räikkönen, në gjendje të dehur, ka tentuar disa herë ta puthte vajzën teksa qëndruan në lokalin e natës në Helsinki deri në orët e para të mëngjesit.Në anën tjetër, edhe Sanna Marin është bërë pjesë e disa skandaleve gjatë vitit të kaluar.

Ajo u filmua teksa kërcente në një lokal nate me këngëtarin finlandez, Olavi Uusivirta. Në atë kohë, u fol se ata kishin një lidhje, por këto pretendime u hodhën poshtë nga kryeministrja në mënyrë kategorike. Ajo tha se ata ishin vetëm miq të mirë.Marin dhe Raikkonen, të dy në moshën 37-vjeçare, janë prindër të një vajze 5 vjeçe, Emma Amalia Marin. Ata kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre në vitin 2020.

Sanna Marin humbi zgjedhjet muajin e kaluar dhe do të lërë postin e kryeministrit të Finlandës, të cilën e futi në NATO gjatë mandatit të saj.

37-vjeçarja u përfshi në një sërë skandalesh gjatë vitit të kaluar. Në gusht, Sanna Marin u filmua teksa kërcente në një lokal nate me këngëtarin finlandez, Olavi Uusivirta. Në atë kohë, u fol se ata kishin një lidhje, por këto pretendime u hodhën poshtë nga kryeministrja në mënyrë kategorike. Ajo tha se ata ishin vetëm miq të mirë. Megjithatë, është e paqartë nëse ky detaj ka ndikuar në marrëdhënien e saj në çift.

1/2
M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja