Odhise Andrea ka refuzuar të jap deklarime përballë oficerëve të policisë për mënyrën se si ka mbërritur nga Italia në Tiranë ndërsa burime për ReportTv bënë me dije se prej më shumë se 1 jave ai ka hyrë në Shqipëri.
Në sistemin e TIMS të të dhënave në pikat e kalimit kufitar rezulton se Andrea ka një dalje nga Durrësi drejt Italisë 5 muaj më parë ndërsa nuk ka asnjë hyrje më pas pasi paraqitja në cdo pikë kufitare do sillte arrestimin e tij.
Të mërkurën Odhise Andrea do të dalë para gjykatës së lartë aty ku do ti komunikohet masa e sigurisë arrest me burg dhënë në mungesë ndaj tij.
dy.b/shqiptarja.com