U dyshua për koronavirus/ Dalin përgjigjet e analizave të 50-vjeçares që ndërroi jetë në Korçë (VIDEO)

TIRANE- 50-vjeçarja që ndërroi jetë një natë më parë në spitalin e Korçës nuk ishte e infektuar nga koronavirusi. Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një deklaratë për mediat, tha se ky ishte një rast kompleks me edem pulmonare dhe pas analizës ka rezultuar se përveç diabetit vuajte edhe nga gripi A. "Rasti i Korces rast kompleks, me edem pulmonare dhe ka rezultuar grip tipi A. Per coronavirusin doli negativ".  

Tomini tha se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar edhe 8 raste të reja pranë IShP, duke e çuar numrin e tyre në 50. Të gjithë këto raste kanë rezultuar negativë. Ajo deklaroi se në 24 orët e fundit në të gjitha pika kufitare kanë hyrë 18,030 udhëtarë të cilët janë kontrolluar nga strukturat e vendosura në pikat kufitare.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 50. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri. Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 18,030 udhëtarë, të cilët janë kontrolluar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka pasur 1472 thirrje, nga të cilat 32 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë pasur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.
Si dhe rekomandon qytetaret që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respirator të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore",
u shpreh Tomini.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/03/2020 03:15

    Kujdes nga Jorgot!

    Përgjigju
  • Sportisti: 05/03/2020 13:26

    Kur te behen mbi 2000 vete të infektuar atëherë skeni nga ia mbani do ta thoni. Jeni bërë si përrallat me qerosin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore