KORÇË- Një 50-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës në rrethana ende të paqarta.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 50-vjeçarja vuante nga diabeti prej kohësh, e ndërsa kishte shfaqur probleme të frymëmarrjes gjatë shtrimit në spital, simptomë kjo e cila ka vënë në lëvizje mjekët e spitalit nëse bëhet fjalë për një rast me Coronavirus. Përgjigjet e analizave që prite të dalin ditën e nesërme do të japin një përgjigje të qartë mbi motivet e 50-vjeçares.

Spitali i Korçës ku ka ndërruar jetë 50-vjeçarja
Ndërkohë që ky rast i dyshimtë ka bërë që spitali rajonal i Korçës së bashku me stafin mjekësor të marrin masat, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare. Nga informacionet paraprake, mësohet se 50-vjeçarja nuk kishte udhëtuar së fundmi jashtë vendit, por nuk dihet nëse ka pasur kontakte me persona që vinin nga vende të prekura nga ky virus.
-
Zeeerroooo coronavirus ne shqiperi Eshte propaganda e opozites Mjer ky popull,kush vuan me diabet dhe ipertension perqindja e vdekjes eshte te 10%
Përgjigju -
Plasi dhe korona virusi edhe këtejaaaa. Jo po mëqë u qa ai i OBSH-së dhe tha si ka mundësi që në shqipëri nuk ka asnjë rast me korona.
Përgjigju










Komente
Komento