I ekstraduar pak ditë më parë nga Belgjika, vëllai i Suel Çelës, Mario Çela, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë për shkaqe shëndetësore. Sot ai nuk është paraqitur vetë në seancën që po zhvillohet dhe po përfaqësohet nga avokati Artan Gjermeni.
SPAK përfaqësohet nga prokurori Altin Dumani. Vetë Mario Çela po qëndron në Spitalin e Burgjeve, pasi ka pretenduar probleme shëndetësore.
Mario Çela është vëllai i Suel Çelës, kreut të organizatës kriminale të Elbasanit që u godit nga SPAK. Ai u arrestua disa kohë më parë në Belgjikë, në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste, mes të cilave edhe për Mario Çelën.
Pak ditë më parë GJKKO i komunikoi masën e sigurisë “Arrest në burg” të marrë në mungesë për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat".
Mario Çela u ekstradua në kuadër të operacionit policor të koduar “The Ëanted”.
SPAK bëri me dije atëherë në njoftimin zyrtar se Mario Çela është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.
Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se organizata e Suel Çelës kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.
Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020. Po ashtu, është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.
Komente











