U ekstradua nga Gjeorgjia, GJKKO lë në burg turkun Yalcin Hanci! Trafikoi me skaf klandestinë drejt Italisë më 2020-2021

U ekstradua nga Gjeorgjia, GJKKO lë në burg turkun Yalcin Hanci! Trafikoi me skaf klandestinë drejt Italisë më 2020-2021

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e "arrest me burg" për shtetasin turk, Yalcin Hanci, i cili bënte pjesë e një grupi kriminal që transportonte emigrantë, kryesisht në Itali me skaf.

Kujtojmë se ndaj këtij të fundit, GJKKO vendosi më 2022 masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

I ekstraduari ditën e djeshme nga Gjeorgjia, gjatë periudhës 2020-2021 ka qenë pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që transportonte ilegalisht emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani kryesisht në Itali, me skaf.

NJOFTIMI I PLOTË

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 03.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të të pandehurit Yalcin Hanci dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet 112, 232 pika 1 gërma “dh”, 238, 244 dhe 245 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr.113, datë 04.09.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 2, datë 09.01.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurit Yalcin HANCI, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 298 paragrafi i parë, 28
pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brënda afatit ligjor.

Tiranë, më datë 04.09.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit