Gjykata e Tiranës ka rikthyer për gjykim çështjen e ish-policit të shumëkërkuar, Tomor Çela për vrasje të dyfishtë për të cilin pak kohë më parë u mor vendim nga SHBA për ta ekstraduar në Shqipëri, ndërsa u dënua me vendim të formës së prerë me 23 vite burgim.
Rihapja e shqyrtimit gjyqësor bën që provat ndaj ish-policit do të rishikohen nga fillimi për një krim që ka ndodhur gjatë 1997 dhe që prej atëherë ia doli të qëndronte.
Tomor Çela iu dorëzua Shqipërisë gjatë verës për të vuajtur dënimin për vrasjen me dashje të Elton Danit dhe Ledian Hoxhës. Mirëpo, gjykata e Tiranës riktheu edhe njëherë në pikën zero procesin, duke gjykuar se 56-vjeçari nuk ka pasur dijeni për procesin që po mbahej. Në 10 shkurt 2014 Çela firmosi një shkresë nga Pensilvaia, duke caktuar njerëzit që do t’i mbronin interesat. Ai ia kaloi kompetencat vjehrrës.
Mirëpo, për gjyqësorin në vend shkresa e firmosur te një noter amerikan nuk ishte e qartë sepse aty nuk përmendet mbrojtja me avokat. Ai është rigjykuar edhe një herë tjetër. Në seancën e parë të rigjykimit ishin familjarët e viktimave dhe përballë tyre i akuzuari për vrasjen e tyre.
Tomor Çela ka shërbyer si polic në Tiranë, ku vrasjen e kreu 5 muaj pasi e kishin larguar nga puna me armën që nuk e kishte dorëzuar pas largimit. Ngjarja ndodhi më 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas Gjykatës, tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani. Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë. Tomorr Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg. Ky vendim u la në fuqi në Apel, por në vitin 2011 Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim.
D.GJ/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.6%
-
Jo
10.8%
-
S'do votoj
7.5%
Vota total: 719
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada Amerikane për rikthimin i ekspertëve të OPDAT në SPAK: Disa programe, thelbësore për interesat kombëtare të SHBA-ve!
1 Prill, 20:04
-
Zgjedhjet/ Berisha akuzon Ramën për programin: E vodhi nga PD! Porosi kandidatëve: Kushti kryesor votat e partisë, pastaj për veten! Shkarkoni VPN për TikTok-un
1 Prill, 19:34
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Toni Gogu në Report Tv: Synojmë fitoren, mandatin e 20 në Tiranë! PS e angazhuar për anëtarësimin në BE, mbështesim drejtësinë
1 Prill, 19:01
-
Perla e ditës, Berisha firmos 'kontrata' legalizimi me banorët sikur të ishte kryeministër
1 Prill, 18:36
-
Kryeministri Rama dhe ministri Gonxhja inspektojnë kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë: Spektakolare, më e madhja në Ballkan! Ekstravagancë dhe shkencë
1 Prill, 16:20
-
Akuzat se mori 45 mijë € nga ‘Çopjat’, Lapaj padit Shehajn për shpifje në SPAK: Sulm i pakuptimtë! Deputeti: Luftën e ka me gjykatën që të shpëtojë nga burgu
1 Prill, 14:40
-
‘Rruga Ndroq-Plepa’/ Rama shikon nga afër inspektimet: Një investim që do të zhvillojë ndjeshëm agroturizmin
1 Prill, 13:34
-
Veliaj: 8 biblioteka të reja në Tiranë, qendra të edukatës dhe debatit
1 Prill, 10:05
-
Po trafikonin 2 armë nga Kosova në Tiranë për 10 mijë euro, dy në pranga! Blutë i ndoqën nga Morina, pistoletat prodhim belg (VIDEO)
1 Prill, 09:32
-
Itali/ Vritet me thikë 22-vjeçarja në Messina, shoku i universitetit arrestohet si autor i dyshuar! E reja kishte shprehur frikë ndaj tij
1 Prill, 07:22
-
Hidhet shorti për Europianin U-17 që do zhvillohet në Shqipëri, kuqezinjtë në ‘grupin e ferrit’! E nisim me Portugalinë, në grup Franca dhe Gjermania! Finalja më 1 Qershor
31 Mars, 19:48
-
Përkujtohet dëshmori i luftës së Kosovës, Indrit Cara! Begaj nga Kavaja: Sakrifica e tij shërben si busull për të ardhmen tonë! I përket gjithë shqiptarisë
31 Mars, 14:48
Do zoti o Tomorr kurva ti q*n ropt pa dal në gjygj se ke vra njerzit kot.
Përgjigju