Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat

Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat

Jan Prenga dhe Dritan Rexhepi

TIRANE-Nën masa të rrepta sigurie Dritan Rexhepi doli sot (24 janar) në gjykatë i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Seanca zgjati vetëm disa minuta për shkak se mungonte avokati i një prej të pandehurve të tjerë.

Avokati i tij kërkoi që senacat e radhës të mbahen jo në ditë të premte, sepse i arrestuari i takon që të qëndrojë deri të hënën në burgun 313, ndërkohë që është i akomoduar ne burgun e Fierit.

Po ashtu gazetarja Keti Banushi informon se seanca e radhës do të zhvillohet më 3 shkurt.

Të pandehurit janë:
Dritan Rexhepi i arrestuar
Aldo Majnishta i arrestuar
Gentian Funiqi në mungesë
Korado Gështenja në mungesë
Martin Bleta në mungesë
Artan  Doçaj në mungesë
Geraldo Martini në mungesë.

Ekstradimi

Në masa të jashtëzakonshme sigurie, Rexhepi u ekstradua nga Turqia më 8 janar 2025 në vendin tonë për t’u përballur me akuzat për një prej ngjarjeve më të mistershme të viteve të fundit, urdhrin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 në Kamzë, pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, kishte vjedhur në Angli, një kontenier me kokainë në pronësi të tij dhe bashkëpunëtorëve.

I konsideruar si “mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi u arrestua më 10 nëntor 2023 me dokumente false kolumbiane me emrin Benjamin Omar Perez Garcia, në një vilë luksoze, brenda së cilës u gjetën para dhe bizhuteri. Në Turqi mundi të hyjë përmes aeroportit të Stambollit, ndërsa autoritetet italiane e gjurmuan dhe njoftuan kolegët turk që e ruajtën për disa ditë në vilë dhe pasi u bindën ndërhynë për kapjen e tij.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • irdeksi tirane: 24/01/2025 14:56

    cfar avokati ore ????? rraseni burg ate kriminel te mos dale me nga dera e qelise. turp botes vetem ne shqiperi ndodhin keto gjera...mungon avokati, mungon prokurori. shtet rrumpalle llumhane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!