Liverpool luan nesër në transfertë me Crystal Palace (20:45) për javën e 25-të në Premier League. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dalë para mediave duke pranuar gabimet në Champions, çka sollën përmbysjen 2-5 nga Real Madridi.
Megjithatë tekniku i “The Reds” thotë se ai ka rinovuar kontratën me klubin anglez së fundmi dhe nuk e ka ndërmend të largohet, teksa paralajmëroi ndryshime të mëdha në skuadër gjatë verës që vjen.
“Do të duhet të bëjmë diçka gjatë verës, kjo është e kuptueshme. Një nga arsyet pse nënshkrova një kontratë të re është për të krijuar një ekip të ri në verë. Vitin e kaluar nuk kemi pasur ndryshime të rëndësishme. Tani duhet të zbulojmë se kush do të largohet nga klubi përpara se të bëjmë plane”, tha Klopp.