Një ditë pas ekstradimit nga Dubai në Shqipëri, Durim Bami ka kërkuar transferimin nga burgu “313” në Tiranë drejt burgut të Fushë-Krujës. Përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, avokati i tij, Ilir Murati, pretendon se në institucionin ku ndodhet aktualisht, në IEVP “Jordan Misja”, i njohur si burgu 313 në Tiranë, në IEVP 302 në rrugën “Mine Peza”, si edhe në burgjet e Peqinit dhe Reçit në Shkodër, ndodhen persona që paraqesin rrezik për jetën e Bamit. Avokati thekson se ky fakt është bërë publik edhe më herët në media dhe është i dokumentuar në procedime penale.
Avokati Ilir Murati deklaron gjithashtu se gjatë takimit me Bamin në ambientet e burgut “Jordan Misja”, ka konstatuar se ai ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, mbahet në kushte jo të përshtatshme dhe është në stres të vazhdueshëm për shkak të pranisë së personave të arrestuar për vrasje dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal. Sipas kërkesës, burgu i Fushë-Krujës konsiderohet si alternativa më e përshtatshme. Ndërkohë të shtunën Bami do të dalë para GJKKO për tu marrë në pyetje dhe për tu vlerësuar masa e sigurisë.
Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Ai akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur. Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.
Ndërsa në shkurt 2021, Bami bashkë me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj i cili u vra në Tiranë.
Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte e financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë dhjetor 2019–korrik 2020 dhe sërish në shtator 2020, duke administruar të gjithë aktivitetin. Në ndihmë i vinte ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina (i arrestuar) dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione të brendshme dhe shmangnin kontrollet policore.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente












Burgu per burra esht. Aty rri tani se te rrish fshehur e me blinda e te japesh urdher per vrasje nuk te ben burre. Vetem per nje gje me pelqen: ke pasur te gjith grupet e forta kunder dhe ja ke dal te jesh gjall akoma
Përgjigju