Interpol Tirana ka ekstraduar nga Zvicra një person të akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, si rezultat i bashkëpunimit operacional ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Bern.
Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Jozi Kraja, lindur në Shkodër, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami, vrasje e kërkuar nga ish-deputeti socialist, Arben Ndoka.
Ndoka dyshonte se Bamët kishin gisht në eliminimin e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka në Lezhë në 2017-ën. Si personat që do të kryenin vrasjet Spak akuzon Naimi Stafukën, Arben Mërkurin dhe Aldo Avdylin të cilët dirigjoheshin nga burgu nga Astrit Avdyli
Për eliminimin e Bamëve u përfshi edhe Ervis Martinaj, Behar Bajri i Shkodrës, dhe Emiljano Shullazi, ndërsa nën akuzë ishin 16 persona, një pjesë e të cilëve për sigurim të kushteve për vrasje. Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.
Jozi Kraja alias Jozi Ndoj, është vëllai i Gjin Ndoj ose Boriçi, i vrarë në Vaun e Dejës nga grupi i Bajrajve, për llogari të Ervis Martinajt, ndodhur më 8 gusht 2020. Përmes bisedave në “SKY” të zbardhura nga SPAK në dosjen “Metamorfoza”, e cila është dërguar për gjykim dilte qartë se Gjin Ndoji është vrarë për një borxh prej 100 mijë euro, që kishte mbetur tek Ervis Martinaj.
Njoftimi i Interpol Tirana:
Ekstradohet nga Zvicra, 1 shtetas i akuzuar nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një grupi kriminal.
Ai dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern, u finalizua procedura për ekstradimin nga Zvicra në Shqipëri, të shtetasit:
-J. K., 37 vjeç, lindur në Shkodër.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e vëllezërve D. B. dhe V. B..
Komente












Ushtari MARJAN SYZIUT
Përgjigju