U ekzekutua në 2011, zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan, shpallet në kërkim Mihal Toshi

Gjykata e Elbasanit ka shpallur në kërkim Mihal Mirgen Toshi, pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, si i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur më 30 dhjetor të 2011-s në Elbasan, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ilir Rexhepi.

Por në këtë fazë ku ndodhen hetimet, ai s’mund të arrestohet pasi ndodhet në një burg të Selanikut në Greqi.  Burimet bëjnë me dije se Mihal Toshi, ndodhet në Selanik të Greqisë, ku po vuan dënimin  me 16 vite burg për trafik droge.

Kujtojmë se Mihal Toshi, është vëllai i Damiano Toshit, i cili është dënuar nga gjykata e Elbasanit me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy basketbollistëve të “Skëndërbeut” në Korçë, Sokol Jahollarin dhe Rafael Rizan, si dhe plagosjen e Julian Beckës.

Toshi është zbuluar nga një analizë ADN-je gjaku, njolla të cilat u gjendën në vendin e krimit, ku u ekzekutua Ilir Rexhepi në Elbasan.

Për vrasjen e biznesmenit Rexhepi janë arrestuar edhe Olsi Leku, Armand Llakaj dhe Marjus Taf, ndërsa dosja u rihap nga Prokuroria e Elbasanit më 16 tetor të vitit të kaluar.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë