U ekzekutua në burgun e Peqinit, familja braktis Arben Lleshin, u varros nga Bashkia e Matit! Trupi i pajetë gati 1 vit në morg

TIRANË- Pasi ka qëndruar gati 1 vit në morg, trupi i pajetë i Arben Lleshit është varrosur nga Bashkia e Matit. Prokuroria e Elbasanit konfirmon se trupi është nxjerrë me autorizimin përkatës dhe është varrosur nga autoritetet vendore të Matit, për shkak se familjarët nuk patën interes.

Trupi sipas një informacioni të marrë në rrugë zyrtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore është tërhequr nga kjo e fundit më datë 20 nëntor të vitit të kaluar. Vrasja u krye nga Sokol Mjacaj, një tjetër i dënuar përjetë që mbahet akualisht në regjimin e posaçëm 41 biss.

Ndërkohë, lidhur me pretendimet e familjes Prokuroria e Elbasanit ka arritur të provojë në mënyrë shkencore se personi i vrarë më 15 dhjetor të vitit 2023 është Arben Lleshi. Familjarët nuk u paraqitën  për të tërhequr trupin dhe ngritën pretendimin se kishin dyshime se ishte se nuk ishte i afërm i tyre. Verifikimi është bërë përmes gjurmëve të gishtave dhe pas kësaj Prokuroria e Elbasanit i ka nisur rezultatet IML-së.

Më herët mos përgjigja e familjarëve ishte parë si hezitim për shkak të frikës nga hakmarrja, duke qenë se i afërmi i tyre ishte dënuar përjetë për vrasje. Ekzekutimi i Arben Lleshit brenda burgut të Peqinit nga Sokol Mjacaj ku mbeti i plagosur  aksidentalisht edhe Indrit Shaqja, u dyshua si vijim i sagës së hakmarrjes.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loli: 22/02/2025 15:43

    Turp familjaret, cfardo qe te key bo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë

Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë