U ekzekutua në sy të foshnjës, flet psikologja e Caroline, pas akuzave se e vrau bashkëshorti: Ata ishin të lumtur, më mërzisin këto hipoteza

U ekzekutua në sy të foshnjës, flet psikologja e Caroline, pas akuzave se e vrau bashkëshorti: Ata ishin të lumtur, më mërzisin këto hipoteza

Charalambos dhe Caroline

GREQI- Psikologja e Caroline, Eleni Milonopoulou, ka shuar të gjitha hipotezat që donin burrit e 20-vjeçares si përgjegjës për vrasjen e saj makabre.

Nga sytë e psikologes, jeta e familjes greke ishte e qetë dhe e lumtur, ata ishin gjithmonë të përqafuar dhe Charalambos, ishte një bashkëshort tepër suportues.

Milonopoulou, tha se Caroline ishte e lumtur, vetëm se vuante pak nga ankthi për shkak se vajza e saj e vogël ka lindur para kohe dhe për arsye së është bërë nënë në një moshë kaq të re.

 “Unë jam psikologe dhe mund të shoh dhe pas buzëqeshjeve, atë qe nuk është reale. Caroline nuk kishte asgjë. Ishte një nënë e re me shumë ankth për fëmijën e saj që e ka lindur edhe para kohe”, tha ajo.

Hipotezat e fundit se Charalambos ka një lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij, e kanë mërzitur shumë psikologen e Caroline.

“Më mërzisin këto hipoteza. Charalambos, po përjeton një dramë me dinjitet dhe nuk e di dhe sa do të mbajë që mos të thyhet”, shprehet ajo.

Disa ditë më parë, hetimet për vrasjen e 20-vjeçares britanike Caroline nga një grup grabitësish kanë marrë një tjetër kthesë. Sipas mediave greke, mister mbetet roli i bashkëshortit të saj. Teksa kanë zbardhur deklaratën e policisë, një pjesë e mediave greke ngrenë dyshime mbi lëvizjet e dyshimta të autorëve, që sipas tyre mund të jenë dhënë vetëm nga një i njohur i familjes.

Po ashtu Carolina kishte siguruar jetën e saj për shifrën 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i tij, tha Stavros Balaskas, duke folur për ANT1.

Kanë kaluar 20 ditë nga vrasjes makabre e Carolines së pafajshme, e cila la frymën e saj te fundit pranë foshnjës dhe bashkëshortit të lidhur “kokë e këmbë” nga grabitësit, që hynë në shtëpinë e saj për të vjedhur.

Pavarësisht se policia nuk ka ndalur punë asnjë moment, nga dita e “zezë” e vrasjes makabre, ende gjithçka mbetet një mister.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës