U ekzekutua në Tiranë, Klaudio Prendi kishte konflikte për një borxh 15 mijë euro! Ish-gjyqtari: Isha në dijeni, por se prisja t'i bëhej atentat! Pistoleta me silenciator gjendet tek makina e djegur

TiranëKlaudio Prendi, i cili u ekzekutua me pistoletë me selenciator sapo hyri në makinën e tij "G Class" dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.

Djali i ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi u ekzekutua në orët e para të 19 nëntorit 2024 teksa po hynte në mjet pasi kishte dalë nga një lokal ku ndodhej me miqtë në zonën e njohur si ‘Xhamlliku' në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije për Shqiptarja.com dhe Report Tv se viktima kishte një borxh afro 15 mijë euro. Madje ditët e fundit mësohet se Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte me persona të tjerë.

Edhe babai i 27 vjeçarit, ish gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij dhënë grupit hetimor ka thënë se ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat. Ndërkohë makina luksoze, C-class që përdorte viktima, ku dhe u ekzekutua nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.

Pistoleta me silenciator e djegur
Ekspertët e krimeve pas një kontrolli të dytë që ka kryer në makinën e djegur tip Audi A4, ka gjetur dhe armën e krimit një pistoletë me selenciator, e cila ishte plotësisht e djegur.  

Policia po punon dhe për të gjetur gjurmë të tjera në makinën e djegur që do të ndihmojnë për të çuar drejt zbulimit të autorëve por dhe për të mësuar pronësinë e makinës. Mjeti ka pasur targa greke të mbivendosura. Ende nuk është rikuperuar numri i shasisë dhe pritet të kontrollohet në pjesën e e brendshme të motorrit.

Atentati
Ora 00:36 (19 nëntor 2024) Një skemë tipike atentati. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t'u larguar, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit. Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator.  27-vjeçari mori të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.

Ndërkohë autorët pasi kanë qëlluar drejt 27 vjeçarit, janë larguar me makinë në drejtim të qendrës. Rreth orës 01:05 mjeti është gjetur I djegur në Farkë. Një person i tretë dyshohet se i ka ndihmuar të largohen

Djali i ish gjyqtarit
Klaudio Prendi nuk është emër i panjohur për blutë, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Pukës. Për këtë ngjarje i riu ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që asokohe raportohet që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një makinë mjaft e shtrenjtë ‘Maserati’. Ngjarja asokohe mori nuanca poltike, për shkak se Prendi njihej edhe si krahu i djathtë i kandidatit ‘Bashkë Fitojmë’ Rrok Dodaj. 

Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020, pas nisjes së procesit të vettingut. Në kohën kur ka qenë gjyqtar Fran Prendi ka dënuar grupin e Emiljano Shullazit, po ashtu gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:45
Atentati ndaj Klaudi Prendit, Ja makina e djegur e autorëve, ekspertët e kriminalistikës po punojnë të gjejnë numrin e shasisë (VIDEO)



 

Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell videon e makinës së autorëve të atentatit ndaj Klaudio Prendit, I cili u vra një ditë më parë. Ekspertët e kriminalistikës janë duke punuar sërish për të gjetur prova, përfshirë numrin e shasisë. Video u sigurua nga gazetari Sokol Dema. 

Ora 09:58
Ekzekutimi i Klaudio Prendit, pistoleta me silenciator gjendet në makinën e djegur të autorëve

 

Foto nga vendi ku autorët dogjën makinën që kryen krimin
 

Ekspertët e krimeve pas një kontrolli të dytë që ka kryer në makinën e djegur tip Audi A4, ka gjetur dhe armën e krimit një pistoletë me selenciator, e cila ishte plotësisht e djegur. Numri i shasisë nuk është rikuperuar ende, pritet të kontrollohet në pjesën e brendshme të motorrit, informon gazetari Sokol Dema.

 

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tao tao: 20/11/2024 10:26

    Normal nuk zbulohen ngjarjet kur Zv shefi i kom nr 1 rezart kuçi e oficeri krimeve detjon, rri me viktimen ne tavoline, kete kontigjent promovoi shoferi i metit

    Përgjigju
  • Adi: 20/11/2024 10:10

    Keto jan kriminelet qe ka liru nga burgu i jati gjygjtar. Ku e gjeti g- clasin 200 mij euro ky???? G-clasi don dhe 100 mij lek benzin ne dit . Cfar pune bente ky ?

    Përgjigju
  • Bravo: 20/11/2024 09:03

    500.000 euro ka bere atentati, 15.000 borxhi.

    Përgjigju
  • Kirasi.: 20/11/2024 08:56

    150 mije € paguhen vrasesit , per 1 borxh 15 mije €

    Përgjigju
    • Kiras: 20/11/2024 09:09

      Edhe mund te ket pas borxh 15mi euro po puna asht si e esht pergjigj ati zotnis kur i ka kerku borxhin se dhe mun ta ket ofendu ne familje dhe masanej ska qa i duhet ma 15mishja i shto zeron mrapa e te ngjofsha te miren

  • Sondazhi i ditës:
    19 Nëntor, 13:17

    Vrasja e nxënësit të shkollës 'Fan Noli' në Tiranë, ku bie përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kimete Berisha: Me Mickovskin kundër gjuhës shqipe!

Kimete Berisha: Me Mickovskin kundër gjuhës shqipe!