VIDEO: Publikohen pamjet e ekzekutimit të Klaudio Prendit, i riu hipi në makinë! Audi A 4 u afrua paralel, autorët qëlluan pa dalë nga mjeti

Tirane- Publikohen pamjet e atentatit të ndodhur pak pas mesnatës së 18 nëntorit 2024 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Klaudio Prendi.

Krimi ndodhi pak pas mesnate, rreth orës 00:36 të 19 nëntorit. Në videon e siguruar edhe nga gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema djali i ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi, sapo del nga një lokal i zonës ku kishte qenë i shoqëruar nga disa miq, mes tyre dhe efektivë policie.

Ai hipën në makinën e tij tip “G Class”, parkuar pranë stacionit të autobusit. Sa mbyll derën e makinës, një mjet tip “Audi” i bardhë i afrohet paralel dhe qëllon disa herë ndaj tij. 

Ka dyshime se autori, i cili ka qenë në makinë me 2 persona të tjerë.  27 vjeçari është qëlluar me një pistoletë me silenciator pasi të shtënat nuk janë dëgjuar. Arma që dyshohet të jetë ajo me të cilin është kryer krimi është gjetur e djegur në makinën Audi A 4  të cilës autorët ia kishin vënë flakën në Farkë.

Shokët kanë dalë me vrap nga lokali për t'i ardhur në ndihmë të riut. Ata e hipën në makinë Klaudio Prendin dhe u nisën drejt Spitalit të Traumës, por i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pas atentatit autorët janë larguar në drejtim të Farkës ku kanë djegur mjetin, targat e të cilit rezultonin të mbivendosura greke.

Klaudio Prendi sapo ishte kthyer në Shqipëri pasi kishte qenë jashtë.

Burimet bëjnë me dije për Shqiptarja.com dhe Report Tv se viktima kishte një borxh afro 15 mijë euro. Madje ditët e fundit mësohet se Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte me persona të tjerë. 

Edhe babai i 27 vjeçarit, ish gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij dhënë grupit hetimor ka thënë se ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat. Ndërkohë makina luksoze, C-class që përdorte viktima, ku dhe u ekzekutua nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit