U ekzekutuan në mes të lokalit, atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë mund të ketë lidhje me vrasjen e Edmond Papës

GREQI- Dy viktima dhe një e plagosur ka qenë bilanci i një atentati mafioz i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Athinë. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarin Armando Organajën. Sipas mediave greke, ekzekutimi i dy shqiptarëve mund të ketë lidhje me vrasjen në Tiranë të Edmond Papës, biznesmenit nga Saranda i cili ishte i dënuar më parë në Greqi për trafik droge. Pavarësisht se Edmond Papa nuk përmendet, të gjitha detajet e dhëna në artikull e lidhin ngjarjen me emrin e tij, duke bërë me dije se mes palëve mund të ketë pasur përplasje për trafikun e drogës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme pak para mesnatës me orën lokale greke në një zonë mjaft të populluar të Athinës. Dy miqtë, Kreshniku dhe Armando ishin në lokal në momentin kur autori i maskuar me maskë kirurgjikale dhe kapuç të zi qëlloi me breshëri plumbash në mes të lokalit. Për pasojë Kreshnik Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend ndërsa Armando Organaja mori një plumb në gjoks, por me të mbërritur në spital nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra. Kanë qenë pikërisht plumbat drejtuar dy personave në fjalë ato që kanë plagosur edhe një 31-vjeçare e cila thjesht ishte kliente në lokalin e njëjtë me ta. Ajo mori një plumb në bark dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Përpos se ishin me origjinë shqiptare, dy miqtë njiheshin në shtetin fqinj edhe për të shkuarën e tyre kriminale si dhe si ‘kumbarët’ e jetës së natës. Pra, pavarësisht se nuk ishin pronarët e tyre legjitimë, ata gjithsesi kontrollonin klubet e natës në atë zonë.

Siç e tregojnë edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, ngjarja e cila përngjan me skenarë të filmave horror ka tronditur banorët dhe klientët e lokalit, por jo vetëm. 41-vjeçari, ishte me origjinë nga Vlora e ndërsa 44-vjeçari nga Berati, të dy prej vitesh nuk jetonin në Shqipëri ndërsa sipas burimeve, në shtetin helen, ishin të skeduar.

Ndaj tyre rëndonin akuzat e pjesëmarrjes në organizatat kriminale, gjobvënie, trafik i lëndëve narkotike si dhe grabitje. Kanë qenë pikërisht këto akuza, të cilat kanë nxjerrë dy pista hetimi nga autoritetet greke, 1 për larje hesapesh dhe e dyta për marrëveshje të pa ekzekutuara. Si rrjedhojë, dyshohet se mes autorit dhe dy viktimave ka pasur miqësi apo marrëveshje të hershme dhe kjo ka ardhur si pasojë e prishjes së marrëdhënieve të tyre. Edhe pse nuk ka asnjë gjurmë prej tij dhe nuk është identifikuar, dyshohet se autori është po ashtu me origjinë shqiptare.

Siç edhe mediat greke raportuan mbrëmjen e djeshme, Armando Organaja ishte në dijeni për rrezikun që i kanosej dhe kjo ishte vënë re nga ndryshimet e shpeshta të mjeteve më të cilat lëvizte, megjithatë ai nuk lëvizi asnjëherë jashtë zonës ku rrinte e njihej prej kohësh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:33
Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Mund të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, ja pistat që po hetohen

1671453420_Kreshnikerizaj.jpg

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ekzekutimin e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja në Athinë mbrëmjen e të shtunës. Sipas mediave greke, ezkekutimi i tyre lidhet me vrasjen e biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa i cili u qëllua me 9 plumba pistolete pranë një lokali në zonën e Selitës.

Dyshohet se pronari i hotelit në Sarandë është përgjegjës i një ngarkese prej 700 kg kanabis të humbur. Pista kryesore ku po hetohet nga policia greke, është ajo e ‘luftës’ për trafikun e drogës.

Ora 12:24
Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi, Guri: Dy viktimat ishin të skeduar në shtetin fqinj për të shkuarën e tyre kriminale! Autori dyshohet të jetë shqiptar

 

Për gazetarin Edomond Guri, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Athina me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, atentati ndaj dy shqiptarëve në Greqi, është një ekzekutim mafioz. Sipas gazetarit, dy pistat e hetimeve të autoriteteve greke janë larje e hesapeve dhe marrëveshje të pa ekzekutuara duke qenë se dy viktimat shqiptarë ishin me precedent penal.

Dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja u vranë mbrëmjen e djeshme në një lokal të Athinës dhe një grua mbeti e plagosur. E plagosura nuk kishte asnjë lidhje me dy viktimat, ajo ishte thjesht një kliente në lokal. Mediat greke raportuan se 31-vjeçarja mori një plumb në bark. 

“Fatkeqësisht kemi të bëjmë me një ngjarje aspak të këndshme, me një krim mafioz. Dy pistat e hetimeve të autoriteteve greke janë larje hesapesh dhe marrëveshja të pa ekzekutuara nga 44 dhe 41 vjeçari pasi të dy ishin me precedent penal.

Hetimet paraprake thonë se autori dhe viktima kanë pasur kontakte në të kaluarën e për pasojë autori e ka ditur ku ka qenë dhe ku shkonin viktima.”- tha ai.

Guri shprehet se Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja kanë qenë të skeduar në Greqi për shkak të së shkuarës së tyre kriminale.

“Të dy personat janë të skenduar, të impjlikuar në të kaluarën në trafik të lëndëve narkotike, në gjobvënie në grabitje dhe kryesisht në pjesëmarrjen në organizata kriminale.

Pyetje: Atentatori mendoni se është shqiptar?

“Mundësia më e madhe është që po.”- tha ai.

Ora 11:35
U ekzekutua bashkë me mikun e tij në mes të lokalit në Athinë, del fotoja e një prej viktimave! Humbi jetën në spital

1671445823_ArmandoOgranaja.jpg

Personi që shihni në foto është Armando Ogranaja, një prej viktimave të atentatit të mbrëmjes së djeshme në lokalin e Athinës.

Ogranaja ishte 44 vjeç e së bashku me mikun e tij Kreshnik Çerçizaj ishin duke pirë kafe në një lokal në Athinë, përpara se të ekzekutoheshin.

44-vjeçari u raportua paraprakisht si i plagosur. Ai mori një plumb në gjoks, por sapo mbërriti në spital nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

 

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump