Eliminimi i Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës vijon të prodhojë jehonë, teksa dalin në dritë detaje të reja nga ajo që ndodhi në dhomat e zhveshjes.
Sipas prestigjiozes franceze 'L’Equipe', në pushimin mes pjesëve ka shpërthyer një debat i ashpër mes Ousmane Dembele dhe disa prej shokëve të skuadrës. Sulmuesi i PSG-së ka kritikuar hapur ekipin për mungesën e presingut, duke theksuar se intensiteti i ulët në fazën mbrojtëse i kishte lejuar Spanjës të kontrollonte lojën.
Qëndrimi i Dembele nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e grupit. Sipas raportimit, disa lojtarë kanë reaguar menjëherë, duke kundërshtuar me tone të ashpra komentet e tij, çka ka krijuar tension në dhomat e zhveshjes.
Këto prapaskena hedhin dritë mbi atmosferën e vështirë që mbizotëroi te “Gjelat” në një nga ndeshjet më të rëndësishme të turneut. Franca, e konsideruar një nga favoritët kryesorë për të fituar trofeun, nuk arriti të shfaqte nivelin e pritur përballë Spanjës, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në gjysmëfinale.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente





