U fiku cigaret në trup mbesave
5-vjeçare, gjyshi lirohet me kusht

U fiku cigaret në trup mbesave <br />5-vjeçare, gjyshi lirohet me kusht
TIRANE- Një gjysh 62-vjeçar ka djegur me cigare në ballë dy mbesat e tij, 5 dhe 4 vjeçe, për inat të nuses së djalit. Ngjarja është shënuar vitin e kaluar, në Yshek të Tiranës. Pas hetimeve të bëra, Gjykata e Tiranës, më 7 maj 2013, dënoi me 3 vjet burg, Feim Almetën, pasi e deklaroi të fajshëm për akuzën e "dhunës në familje".

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri Almeta përfitoi uljen e një të tretës së dënimit. Por, ai nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli. Kjo për shkak se gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit të tij me burg, duke e lënë në liri me kusht për 2 vjet. Gjatë kësaj periudhe, 62-vjeçari nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.

Vajzat e mitura, prindërit e të cilave jetonin të ndarë, ia kanë rrëfyer të ëmës veprimin e tmerrshëm, e cila më pas ka kallëzuar vjehrrin e saj, Feim Almeta.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë