U filmua duke marrë ryshfet, shkarkohet nga detyra punonjësi i burgut të Peqinit. 

Në pamjet e publikuara në një emision investigativ, duket punonjësi i Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale IEVP Peqin, komisar Behar Kola me detyrë Përgjegjës i Grupit të Sigurisë dhe Shoqërimit shfaqet duke marrë ryshfet.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të këtij punonjësi. 

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani ka kërkuar nisjen e menjëhershëm të procedurës së shkarkimit. 

"Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inkurajon çdo media që të jetë krah nesh për luftimin e të tilla rasteve sa të paligjshme aq dhe të papëlqyeshme. 
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Miklovan Kopani gjen rastin dhe njëherë që t’i bëjë thirrje çdo punonjësi të sistemit penitenciar që të zbatojë me rigorozitet vetëm ligjin në respekt të punes dhe institucionit
", thuhet në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com