DIBËR – Katër punonjës policie të Komisariatit Dibër janë pezulluar nga detyra pasi janë filmuar duke konsumuar birra në një lokal.
Të veshur me uniforma policie, ata janë ulur së bashku dhe konsumojnë birra. Pamjet janë bërë publike nga emisioni ‘Stop’ dhe Policia e Shtetit njofton se 4 punonjësuit që mbajnë detyrën e nd/specialistit SPZ janë pezulluar nga detyra.
Për ata ka filluar hetimi disiplinor ndaj tyre për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, bazuar në rregulloren e disiplinës së Policisë së Shtetit.
-
Mund te jene birra joalkolike. Vape e madhe or teeeejjjjj
Përgjigju -
U harrua fare ajo fjala bark derra sepse tani jane bere te gjith me barre.
Përgjigju -
shume mire ,keshtu do jene me te energjishem..nuk jam qe te humbin vendin e punes,,ka dhe me keq
Përgjigju -
Pini mor trejma Pini
Përgjigju











Komente
Komento