Një 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar për 66 grabitje në zonat mes Friulit dhe Venetos në Itali ka rënë në pranga.
Ai akuzohet se ka kryer 66 vjedhje nga fundi i vitit 2018 deri në shkurt 2019. Ai duhej të vuante dënimin përfundimtar prej 7 vjet e 7 muaj, por në nëntor të vitit të kaluar para se të jepej vendimi nga Gjykata e Lartë, shqiptari emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka arritur të largohet dhe ishte fshehur në Shqipëri.
Falë bashkëpunimit të autoriteteve të dy vendeve, ai është gjetur në Shqipëri dhe është arrestuar. Tashmë janë kryer edhe procedurat e ekstradimit dhe shqiptari ndodhet në burgun e Viterbos ku do të vuajë dënimin.