‘U fsheh ngjarja’/ Policia i përgjigjet PD-së për djegien e makinës së zv/kryetarit në Mallakastër: Ja e vërteta

‘U fsheh ngjarja’/ Policia i përgjigjet PD-së për djegien e makinës së zv/kryetarit në Mallakastër: Ja e vërteta

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave nga PD për djegien e makinës së n/kryetarit të PD në Mallakastër, Hajredin Serjanaj. Opozita akuzoi Policinë se fshehu ngjarjen duke tentuar që ta mbyllë si defekt teknik, por Policia e Shtetit rrëzon akuzat. Sipas policisë, ‘në informacionin paraprak për mediat është dhënë njoftimi se paraprakisht dyshohet se djegia e makinës ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet. Pas hetimeve të kryera dhe kqyrjes së kamerave, ka rezultuar se djegia e makinës dyshohet se është e qëllimshme’.

Sqarim i Policisë së Shtetit
Në lidhje me një status të publikuar në rrjetet sociale nga deputeti E.Alibeaj me pretendimi se "policia ka fshehur ngjarjen ku është djegur makina e Nënkryetarit të Bashkisë Mallakastër", sqarojmë se:

Në informacionin paraprak për mediat është dhënë njoftim se paraprakisht dyshohet se djegia e makinës ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Pas hetimeve të kryera dhe kqyrjes së kamerave, ka rezultuar se djegia e makinës dyshohet se është e qëllimshme dhe për këtë janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Të dy informacionet, (informacioni paraprak edhe informacioni pas hetimeve) janë pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, konkretisht:

Ne date 24 gusht 2018:

"Mallakastër

Informacion paraprak

Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen "29 Nëntori" Ballsh, është djegur mjeti tip BMË (i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh). Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje".

Ne njoftimin e publikuar ne date 25 gusht 2018:

"Në vijim të veprimeve për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në mjetin tip “BMË”, të shtetasit H.S., 37 vjeç (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh), u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal".

Policia e Shtetit nen drejtimin e Prokurorise po vijon hetimet per zbardhjen e autoresise se ngjarjes.

 


Lajmi kryesor:

Del videoja e djegies së makinës, nënkryetari i PD Mallakastër për REPORT TV: Donin të më asgjësonin


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës

Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës