Del videoja e djegies së makinës, nënkryetari i PD Mallakastër për REPORT TV: Donin të më asgjësonin

REPORT TV publikon pamjet e djegies së makinës së n/kryetarit të PD në Mallakastër, Hajredin Serjanaj, ndërsa PD akuzon policinë se hesht dhe nuk po zbardh ngjarjen. Në videon e publikuar nga Report Tv, në datë 24 gusht në orën 01:44:44 shfaqen dy persona të maskuar, që pasi hedhin lëndën djegëse në makinën tip 'BMW' të n/kryetarit largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Faktet tregojnë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Ne kemi pamjet, që tregojnë s makina mori flakë menjëherë, sikur duket nga pamjet e kamerave. Unë nuk kam pasur konflikte personale, gjithmonë kam qenë në terren për ndërtimet pa leje, konfliktet e pronësisë dhe problemet e tjera. Unë mendoj se lidhet me detyrën. Policia erdhi në vendin e ngjarjes dhe ka pasur një tentativë për ta pasqyruar si ngjarje jo të qëllimshme. Shefi  Ballshit tha është më mirë ta nxjerrim aksident dhe pasi ka ardhur n/ drejtori i Fierit, shefi i krimeve u ka thënë është aksident dhe në media është shfaqur si ngjarje aksidentale. Unë nuk dyshoj në emra konkretë, unë jam në një detyrë që përballem cdo ditë. Kur ndodhi shpërthimi unë isha në banesë bashkë me familjen time. Familja u rrezikua nga shpërthimi, pasi dera ishte hapur. Kjo ishte një tentativë jo vetëm për djegien e makinës por edhe asgjësimin tim, pasi ishte shumë pranë dhomës së gjumit. Në polici jam thirrur njëherë për dëshminë pas ngjarjes.

Hajredin Serjanaj

Ndërkohë që Partia Demokratike akuzon se policia po tenton që ta mbyllë sulmin, që e cilëson të qëllimshëm. Selia blu përsërit atë që tha Hajredin Serjanaj për Report Tv se ‘shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër i ka kërkuar zv/kryetarit të Bashkisë Serjanaj ta mbyllin këtë ceshtje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se keshtu do te ishte me mire per te dy palët’.

Nje krim i rende ka ndodhur para 3 ditesh, por policia hesht dhe vazhdon perpjekjet per ta mbyllur sulmin e qellimshem ndaj nenkryetarit te Bashkise Mallakaster, njekohesisht nenkryetar i PD, Hajredin Serjanaj. 3 dite me pare, ne te gdhire te 24 Gushtit, ora 01.45, dy persona i kane vene flaken me lende djegese makines se nenkryetarit Serjanaj, i njohur si nje nga zyrtaret me korrekt dhe pa konflikte. Policia e Rames dhe Xhafes eshte faktuar edhe ne kete rast se eshte ne sherbim te krimit, jo te qytetarit te ndershem! Ne vend qe te beje publik rastin dhe te coje zjarrvenesit para pergjegjesise penale, me urdher te nendrejtorit te Policise se Fierit, po tentohet mbyllja si shperthim aksidental. Pavaresisht se policia ka pare me pamje se djegia e makines eshte e qellimshme, shefi i krimeve ne Komisariatin e Policise Mallakaster i ka kerkuar zvkryetarit te Bashkise Serjanaj ta mbyllin kete ceshtje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se keshtu do te ishte me mire per te dy palet. Heshtja dhe mbyllja

Reagimi i Partisë Demokratike

Në datë 24 gusht pas ngjarjes, policia në njoftimin për mediat theksonte se dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen "29 Nëntori" Ballsh, është djegur mjeti tip BMV(i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh). Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i Policisë në datë 24 gusht

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
‘U fsheh ngjarja’/ Policia i përgjigjet PD-së për djegien e makinës së zv/kryetarit në Mallakastër: Ja e vërteta

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave nga PD për djegien e makinës së n/kryetarit të PD në Mallakastër, Hajredin Serjanaj. Opozita akuzoi Policinë se fshehu ngjarjen duke tentuar që ta mbyllë si defekt teknik, por Policia e Shtetit rrëzon akuzat. Sipas policisë, ‘në informacionin paraprak për mediat është dhënë njoftimi se paraprakisht dyshohet se djegia e makinës ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet. Pas hetimeve të kryera dhe kqyrjes së kamerave, ka rezultuar se djegia e makinës dyshohet se është e qëllimshme’.

Sqarim i Policisë së Shtetit
Në lidhje me një status të publikuar në rrjetet sociale nga deputeti E.Alibeaj me pretendimi se "policia ka fshehur ngjarjen ku është djegur makina e Nënkryetarit të Bashkisë Mallakastër", sqarojmë se:

Në informacionin paraprak për mediat është dhënë njoftim se paraprakisht dyshohet se djegia e makinës ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Pas hetimeve të kryera dhe kqyrjes së kamerave, ka rezultuar se djegia e makinës dyshohet se është e qëllimshme dhe për këtë janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Të dy informacionet, (informacioni paraprak edhe informacioni pas hetimeve) janë pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, konkretisht:

Ne date 24 gusht 2018:

"Mallakastër

Informacion paraprak

Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen "29 Nëntori" Ballsh, është djegur mjeti tip BMË (i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh). Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje".

Ne njoftimin e publikuar ne date 25 gusht 2018:

"Në vijim të veprimeve për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në mjetin tip “BMË”, të shtetasit H.S., 37 vjeç (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh), u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal".

Policia e Shtetit nen drejtimin e Prokurorise po vijon hetimet per zbardhjen e autoresise se ngjarjes.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!