U fut në kryesinë e Kuvendit nga dritarja, Salianji: Terrorizmi parlamentar qëndron tek moslejimi i ushtrimit të funksionit tonë kushtetues si deputetë

U fut në kryesinë e Kuvendit nga dritarja, Salianji: Terrorizmi parlamentar qëndron tek moslejimi i ushtrimit të funksionit tonë kushtetues si deputetë

1699271258_80001699266322xkryesi3791.jpg

Foto: Ervin Salianji duke hyrë në kryesinë e Kuvendit nga dritarja, 6 nëntor 2023 

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e cilësuar si “terrorizëm parlamentar” moslejimin e deputetëve të përjashtuar të opozitës për të hyrë në Kuvend.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Salianji shkruan se deputetët nuk po lejohen të ushtrojnë funksionin që ua garanton kushtetuta. Ndërsa thekson se kërkesa e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, nuk dublojnë punën e SPAK.

Shkrimi i plotë i Salianjit:

Dhuna fizike që ushtrohet ndaj deputetëve për të mos i lejuar të hyjnë në vendet e tyre të punës është ana e dukshme e dhunës së juntës!

Dhuna dhe terrorizmi parlamentar qëndron tek moslejomi i ushtrimit të funksionit kushtetues për deputetët! Ne kërkojmë hiç më shumë se të drejtat që na garanton kushteuta dhe qe janë baza minimale për të qënë demokraci funskionale!

Protesta jonë është për të ushtruar të drejtën e kontrollit parlamentar, për të pasur përfaqësim në komisionin e reformës zgjedhore dhe për të krijuar opozitës hapësirat që kushtetuta, rregullorja dhe ligji garanton!

Pretendimit se komisionet dublojnë punën e SPAK i është pergjigjur vetë drejtuesi i SPAK: “ në çdo rast hetimi penal është i pavarur”, drejtuesi i Prokurorisë Speciale i tha INA Media-s se “Prokuroria e Posaçme ka qenë dhe është e vëmendshme ndaj hetimeve të kryera nga komisionet parlamentare për ato vepra penale që janë në juridiksionin e saj” thotë Altin Dumani.

Kërkesave të opozitës për më shumë hapësire, rilindja i është pergjigjur me ndalimin e hyrjen në ambjentet e parlamentit deputetëve opozitarë.


Lajmi kryesor:

Tension në Kryesinë e Kuvendit/ Garda u mbylli portën, deputetët e përjashtuar të Rithemelimit futen nga dritarja! Berisha: U detyruan të bëjnë tarzanin


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve