U fut për të ndaluar shoqërimin e ish-deputetes së LSI-së, Alfred Lela rrëfen dhunën e policisë: S'dinin ku të më çonin

Në një prononcim për Report Tv gazetari Alfred Lela rrëfeu si u gjend mes policëve dhe si ndodhi shoqërimi. Lela tha se ishte në punën e tij si gazetar, por në një moment ndërhyri kur po shoqërohej Silva Caka, ish-deputete e LSI-së për t'ju thënë policëve se nuk kishte bërë asgjë, pa e ditur se kush ishte, sipas tij. Ai akuzoi policët për dhunë, ndërsa ndryshe ishte situata në komisariat.

Prononcimi për Report Tv i Alfred Lelës
Si je me shëndet?
Jam më mirë, qafën kam me probleme për ta lëvizur, por mirë do të thoja.

Çfarë ndodhi, policët ishit në dijeni se ishit person i medias?
Të gënjej të them se cfarë menduan policët. Duam apo nuk duam jam portreti njohur, jam edhe qeros dhe i pangatërrueshëm. Dyshoj që të ketë qenë ngatërresë. Sot ka pasur arrestime edhe më të dhunshme se i imi. Kam përshtypjen se edhe mos e kishin kuptuar në atë moment, policia më ka bërë një xhiro të plotë rreth bllokut të godinave të ministrisë dhe jam vonuar për 5 minuta se nuk dinin ku do të më çonin. Ku ta çojmë, thoshte njëri dhe tjetri. Dhe për 5 minuta qëndrova te sheshi i teatrit për një vendim. E kishin kohën për të më njohur. Nuk besoj se ishte mosnjohja, do u uroja, por nuk ishte ajo.

Si u gjendet në mesin e policëve?
Unë nuk e dija që bëhej fjalë për Silva Cakën, e mora vesh kur takova të shoqin në komisariatin nr. 1 me shenja dhune dhe ai më tha se është gruaja ime dhe më pas bëra lidhjen, që hyra për një zonjushë që po shoqërohen padrejtësisht me forcë nga jashtë rrethimit. Ishte në zonën e vet të protestuesve dhe jo të policëve. Kapërceva atë rrethimin që ka vendosur ministria e Transporteve me blloqe dhe shkova...kush më njeh e di që nuk jam agresiv, apo gojështhurur shkova për t'iu thënë se po ndaloni një femër në mënyrë të padrejtë, po fliste me një polic dhe po thoshte se 't'ju vijë turp'. Pa mundur të shikoj dy policët u hodhën nga ana tjetër erdhën ata me kapuça të zinj sikur po arrestonin një kriminel. Shyqyr zotit iu dha rasti ta bëjnë me mua se kam qenë njeri me rrezikshmëri të lartë.

Si u soll policia në komisariat?
Në komisariat u sollën shumë mirë në sjelljen më njerëzore të mundshme. I ndaj, policinë politike, atë të zellshmit dhe kapuçorët që më goditën me akuzuan me fjalë, sharje dhe ofendime, ana tjetër e medaljes kur hyra në policie. Një polic me uniformë kërkoi që të më lironte dhe prangat se i kisha të shtrënguara, pasi pa se po më skuqeshin duart. Në komisariat kanë qenë konform. Më vjen keq, nuk kanë të bëjnë me djemtë e mrekullueshëm të uniformave. Dua të heq këtë burracakat me kapuconët, që godasin një gazetar që është duke bërë punën dhe të mbrojë një grua. Kaq kam bërë për të cënuar rendin.

Cfarë mund të vijë nga protestat e Bashës?
Nuk e di a duhet të flas për zhvillimet politike. Shembja e teatrit ka qenë zhvillim kombëtar, ngjarja është shembja e teatrit, nëse do e fusja në përballjen e zakonshme politike, do humbja nga mesazhi që duhet thënë sot, tradita dhe trashëgimia. Edhe një njeri i vetëm të kishte dalë para teatrit duhet duhej dëgjuar. Nuk ndodh që prishja e një prone publike të bëhet pa referendum dhe me dhunë.

Sot është dhunuar edhe një koleg i juaji i Report Tv....
Shprehim solidaritetin tim si koleg si shqiptar, si qytetar, si banor i këtij qyteti dhe i them se duhet të vijojmë ta bëjmë punën tonë dhe nëse nuk i pëlqen një pjese të kujdo qoftë. Ne kemi një detyrë për të bërë ka solidaritetin tim vëllazëror.


Lajmi kryesor:

E shtrinë dhe e dhunuan, lihet i lirë pas 2 orësh gazetari Alfred Lela: Policët m'u hodhën si të isha kriminel, solidaritet me operatorin e Report Tv (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)