U futën me makinë në oborrin e shkollës dhe kundërshtuan me dhunë policët, në pranga dy të rinjtë në Berat

U futën me makinë në oborrin e shkollës dhe kundërshtuan me dhunë policët, në pranga dy të rinjtë në Berat

Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Beratit, pasi hynë me makinë në oborrin e një shkolle publike, gjatë pasdites, si dhe kundërshtuan me dhunë, punonjësit e Policisë që ndërhynë për t’i larguar.

Në pranga kanë rënë Krijos Kasollja 39 vjeç dhe Ergys Kanani 36 vjeç të dy banues në Berat.

Pas konstatimit, se dy persona të paautorizuar kishin hyrë më makinë në oborrin e një shkolle publike shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Pasi janë afruar, i kanë kërkuar shoferit të makinës që ndodhej në oborrin e shkollës , që të paraqesë dokumentet dhe autorizimin për të qëndruar në këtë ambient.

As shoferi dhe as pasagjeri që ndodhej me të në makinë, nuk kanë pranuar të japin dokumentet dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos kryer veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, u ushtrua kontroll në automjetin tip "Benz", në të cilin nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ada: 24/06/2023 21:49

    Po kundershtuan pasi policja qelloj vajzen e njerit prej te arrestuarve vajza esht 12 vjece

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja