Një filmim amator tregon momentin e tmerrshëm se si 3 burra të cilët po regjistronin veten me celular u mbytën aksidentalisht.
Chetan Khatik, 28 vjeç, Sudarshan Chanedl, 22 vjeç dhe Rasheyshyam Khatik, 27 vjeç u ndalën për të notuar në një pellg gjatë një udhëtimi me biçikletë në Rajthasthan të Indisë Perendimore.
Tre të rinjtë mbështetën telefonate tyre celularë në anën e pellgut dhe filmimi i videos tregon se si ato u mbytën.
Njëri prej tyre hidhet në pellgun e thellë, ai fillon të luftojë për jetën dhe dy të tjerët hidhen për ta ndihmuar.
Siç shihet në filmimin amator, ishte çështje minutash mbytja e tyre. Kur ata nuk arritën të ktheheshin në shtëpi, anëtarët e familjes së tyre kontaktuan policinë, të cilët nisën një kërkim dhe gjetën se burrat ishin mbytur në pellg.
Zyrtari policor Rajender Godara identifikoi burrat dhe tha: “Viktimat ishin të afërm dhe e njihnin mirë njëri-tjetrin”.
Policia gjeti telefonin celular në buzë të pellgut dhe gjeti se kishte marrë më pak se tre minuta për t’u mbytur të tre.
Komente









