U futën për të vjedhur, grabitësit torturuan dhe mbytën 20-vjeçaren pranë foshnjës së saj në Greqi (VIDEO)

GREQI- Një ngjarje shokuese ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqinë, ku një 20 vjeçare ka mbetur e vrarë, pranë krevatit të foshnjës së saj 11 muajshe, pasi është torturuar dhe mbytur nga grabitësit të cilët u futën në shtëpinë e saj me qëllim për të vjedhur.

Detajet e kësaj ngjarje tronditëse janë edhe më drithëruese...

Sipas mediave greke, 3 grabitësit janë futur në shtëpi përmes një dritareje me qëllim për të vjedhur lekë dhe bizhuteri me vlerë.

Ata fillimisht kanë shkuar në dhomën e gjumit të çifti dhe kanë gjetur, burrin e 20-vjeçares, të cilin e lidhën në një karrige.

Pasi u siguruan se burri nuk mund të lëvizte, ata janë ngjitur në katin e sipërm, në dhomën në të cilin ndodhje, vajza 20 vjeçare së bashkua me foshnjen e saj 11 muajshe.

Në atë dhomë, ku trupi i 20 vjeçares, u gjet i pajetë në dyshemenë e ftohtë, pranë krevatit të foshnjës së saj.

Sipas ekspertizës, në trupin e saj u gjetën shenja dhunë, por shkaku i vdekjes ishte mbytja, pasi mendohet se grabitësit i morën jetën më një jastëk i cili ndodhej pranë kokën së saj.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, por burri arriti t’i telefononte policisë vetëm orët e para të mëngjesit, për shkak se ishte i lidhur për shumë orë.

Policia gjatë kontrollit të shtëpisë, gjeti edhe qenin e familjes të varur.

Sipas policisë, mendohet se grabitësit ishin në dijeni se çifti posedonte një shumë të madhe parash në shtëpi.

Ata kanë vjedhur 15 mijë euro dhe bizhuteri të vlerës 10 deri në 15 mijë euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
U futën për të vjedhur, 3 persona torturuan dhe mbytën 20-vjeçaren pranë foshnjës së saj në Greqi, burri lajmëroi policinë: Hajdeni grabitësit vranë gruan time

Detaje të reja dalin në sipërfaqe nga vrasja makabre e cila ndodhi orët e para të mëngjesit në Greqi, ku 3 grabitës torturuan dhe mbytën vajzës 20-vjeçare pranë foshnjës së saj.

Fjalët e burrit të 20 vjeçares, 34 vjeçari Charalambos Anagnostopoulos kanë tronditur Greqinë.

 “Hajdeni! Grabitësit vranë gruan time.”, këto ishin fjalët e para që nxori nga goja 34 vjeçari, i cili pasi arriti të lirohej nga karrigia ku e kishin lidhur, skena e krimit që pa e tronditi.

Gruaja e jetës së tij, e shtrirë, pa frymë dhe foshnja pranë saj duke qarë pa pushim.

Në gjendje shoku dhe ende pa e kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur, burri i viktimës ka folur për policinë lidhur me ngjarjen.

“Ishte pak para orës 5. Tre persona me maskë, bërtisnin dhe më kërcënonin duke mos folur pastër gjuhën greke. Më lidhën në karrige dhe më pas shkuar lart të gruja ime. Ata para se të iknin, morën edhe 15 mijë euro si dhe bizhuteri me vlerë të madhe.”, tha ai për policinë. 

Policia po heton në vendin e ngjarjes dhe në të njëjtën kohë po merr dëshmi nga fqinjët.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jazëk,në litar: 11/05/2021 20:07

    Tmerr,gati një film horror...,joooo s'asht e mundur..,larg qoftë të jenë Arnautë pa din e Iman??

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/05/2021 13:48

    Njerzimi ka luajtur nga mendja, janë zbërthyer në bisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik