U gjend i vrarë në vendin e punës/ Shoqërohen 15 persona për vrasjen e Petraq Gjikës në Fier, u qëllua disa herë me thikë

U gjend i vrarë në vendin e punës/ Shoqërohen 15 persona për vrasjen e Petraq Gjikës në Fier, u qëllua disa herë me thikë

Petraq Gjika

FIER- Gjatë mbrëmjes së djeshme policia e Fierit ka shoqëruar 15 banorë të zonës në Komisariat për t’i pyetur për vrasjen e Petraq Gjikës, i cili u gjend i vdekur në vendin e punës. Ata janë pyetur nga ekspertët dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

67-vjeçari Petraq Gjika, i cili punonte si roje nate në serat në Mbrostar-Ura në Fier, u gjend i vdekur jashtë kabinës së rojës pasi ishte qëlluar disa herë me thikë në trup.

Ndërkohë në fshatin Grecalli, ku banonte i ndjeri Petraq Gjika, duket gjithçka heshtje totale. Askush nuk thotë gjë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa të afërmit, nuk pranojnë të flasin fare mbi këtë tragjedi.

Kujtojmë se në vitin 2018, Gjika ishte përfshirë në një tjetër ngjarje, ku ishte plagosur me thikë. Asokohe Gjika kishte filluar punë si roje nate në një lokal, ndërsa është konfliktuar me Xhevat Bregun, pasi dyshohet se i kishte zënë vendin e punës.  Me plagë në fyt dhe në bark Petraq Gjika i mbijetoi asaj ngjarje, por fatkeqësisht sot, në një rast të dytë dhe të ngjashëm ai ka ndërruar jetë. 

E.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri