TIRANË-  Megjithë 24 orët përpjekje të stafit mjekësor tek "Koço Gliozheni", bebja i seksit mashkull, që u gjet braktisur dje (8 nentor) në një garazh në zonën e Yzberishtit nuk mbijetoi.
Foshnja e diagnostikuar me shumë probleme është lindur në kushte të tmerrshme nga nëna e saj 30 vjeçare.

Bebi u la në një divan, i hedhur aty për plehra. Të qarët e saj, alarmuan banorët e pallatit, më pas policia e dërgoi në spital.

Kur ajo mbërriti në reanimacion ishte e mbuluar me gjak e baltë me hipotermi të thellë, pa shenja jete, pa frymëmarrje, pa rrahje zemre dhe me kordon në qafë. Foshnja u reanimua intesivisht, iu bë masazh kardiak dhe u intubua, por gjendja e të porsalindurit mbeti e rëndë.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së foshnjës!”, njoftoi stafi mjekësor

“Mora një lajm të trishtë ,foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot, policia ka ndaluar nënën” shkruajti ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Nëna për të cilën thuhet se është nga Pogradeci, aktualisht ndodhet nën kujdesin mjekësor. Kur ajo të përmirësohet, do të dërgohet te Blloku i Sigurisë, të paktën deri në fund të hëtimeve nën akuzën ‘Braktisja e fëmijëve të mitur"

Në dëshminë e parë të saj në polici, ajo tentoi të mohonte gjithçka, por jpas tregoi që ishte një e re beqare, e pamartuar, dhe nuk pranoi të tregonte atësinë e foshnjës.

“Kisha turp nga opinionini, nga familja, ndaj e fsheha shtatzaninë”

Një histori sa e dhimbëshme, aq e frikshme, kjo e gruas së re, që la foshnjë të vdes në një garazh, po ashtu veten në shok pas hekurave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
Tiranë/ Ndërron jetë foshnja e porsalindur, u gjet e braktisur në bodrum në një pallat në Yzberisht

1699474934_WhatsAppImage20231108at9.20.38PM.jpeg

Ndërron jetë foshja e cila u gjet e braktisur në bodrum në një pallat në Yzberisht.

Lajmi u bë I ditur nga një postim I ministrit të Brendshëm Taulant Balla

"Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë"

Ora 09:42
La foshnjën e porsalindur në bodrum, urdhër arresti për nënën 30 vjeçare! Akuzohet për braktisje të fëmijës

1699474934_WhatsAppImage20231108at9.20.38PM.jpeg

Burime të Report Tv bëjnë me dije se  nënës që braktisi foshnjën në një bodrum pallati në Yzberisht sapo i është komunikuar urdhër arresti. Sapo të dalë nga ambientet e spitalit do të akomodohet te Blloku i Sigurisë. Ajo akuzohet për braktisje të fëmijës.

Ora 09:29
Braktisi foshnjën e porsalindur në bodrum, dëshmia e nënës në polici: E fsheha shtatzaninë, kisha frikë nga opinioni sepse nuk jam e martuar

1699446990_finalprojekt.00393021.Still084.jpg

Report Tv mëson se nëna e foshnjës së braktisur fillimisht ka mohuar që të jetë ajo nëna e fëmijës, teksa efektivët e kanë shoqëruar në komisariat. Ajo gjithashtu ka mohuar të ketë qenë në dijeni të ngjarjes. Verifikimi i telefonave celularë më pas ka vertetuar dyshimet e efektivëve.

30 vjeçarja rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur bebin ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë. Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, por ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.