U gjet në kanal dhe vdiq pas disa orësh, policia e Kurbinit zbardh ngjarjen e arreston autorin një viti më pas

U gjet në kanal dhe vdiq pas disa orësh, policia e Kurbinit zbardh ngjarjen e arreston autorin një viti më pas

Foto ilustruese

Policia e Lezhës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur një vit më parë. Bëhet fjalë për një 59 vjeçar i cili u gjet nga familjarët në një kanal afër banesës dhe disa orë më pas humbi jetën në spital.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 18 gusht 2022 në Kurbin. Një vit më pas policia informon se burri ishte shtyrë nga një person tjetër pas një konflikti të çastit dhe ka vënë në pranga autorin, një 59 vjeçar.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se, pas një konflikti të çastit me shtetasin Ylli Tafili, ky i fundit ka rënë në kanal ndërsa i ndaluari Isa Lama është larguar menjëherë pa i dhënë ndihmë mjekësor

“Nga hetimet ka rezultuar se,  shtetasit Ylli Tafili dhe Isa Lama ishin konfliktuar verbalisht me njëri - tjetrin, ku si pasojë e atij konflikti Tafili  ka rënë në kanal, ndërsa shtetasi Isa Lama, është larguar menjëherë, pa i dhënë ndihmë” informoi sot policia

Nga hetimet autori dhe viktima ishin banor të fshatit Shullaz, Kurbin, dhe ishin konfliktuar per kulllotën e  bagëtive.

Lama ishte shpallur në kërkim gjatë hetimeve. Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale "Vrasje nga pakujdesia".

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare